E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS-PD, ne debat per pasurine e kryetareve

Akuza dhe fyerje te renda ne distance mes dy perfaqesueseve te Partise Demokratike dhe asaj Socialiste per pasurite e Sali Berishes dhe Edi Rames. Ne emer te PS-se, Elisa Spiropali, tha dje se Sali Berisha duhet te pergjigjet, si dhe pse ndodh qe femijet e tij u pasuruan fale pushtetit te tij dhe pse femijet e njerezve pa pushtet nuk mund te kene te fat. "Sali Berisha duhet te pergjigjet jo te abuzoje me nje bashkemoshataren time qe e nxjerr para publikut duke e detyruar te flase me nje shqipe rrugacerore", tha ajo. Sipas Spiropalit, kryeministri duhet te tregoje, se pse ne Shqiperine e sunduar prej tij duhet te pasurohen vetem vajza e djali i tij, ndersa te tjeret duhet te luftojne jo per tu bere te pasur por thjesht per te mbijetuar. "Pergjigju o sulltan komunist qe noton ne kembe dhe ecen mbi kurrizin e njerezve", kerkoi ne emer te selise roze. Nga kampi demokrat, zedhenesja e partise, Erla Mehilli i kerkoi kryetarit te selise roze, Edi Rama, qe te pergjigjet per 30 lejet e ndertimit te dhena Delijorgjit, si dhe per qytezen qe po nderton me te dhe per 70% te lejeve te ndertimit te dhena studiove te Shkrelit dhe Eftimit. "Rama ndermori sulmin e radhes ndaj familjet se kryeministrit, pa dhene pergjigje per perqindjet qe zoteron ne kullen qe po nderton Fideli apo ne ato qe po nderton Dashi i tij dhe fitimet marramendese. Per kete qellim ai u sherbye nga nje 99-she e keqperdorur e Mjaft-it, e cila detyrohet te kendoje shpifjet dhe trillimet e Kryetarit pa mandat te Partise Socialiste per shkakun e vetem se me 0,99-shin tjeter ka ndertuar vilat duke vjedhur parate e Mjaftit", u kunderpergjigj Mehilli. Sipas saj, sulmet e uleta te Rames ndaj Kryeministrit dhe familjes se tij, vecse e nderojne dhe e lartesojne ate gjithnje e me shume ne syte e shqiptareve dhe nxjerrin ne pah zvenitjen e vlerave te tij morale. R.R


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›