E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Legalizimet të përfundojnë brenda 2010-s

Qeveria i hap rrugën legalizimit të 5000 familjeve në rrethet kryesore në vend

Kryeministri Berisha kërkoi dje që procesi i legalizimit të mbyllet brenda këtij viti. Në mbledhjen e radhës së Këshillit të Ministrave, Berisha i kërkoi ministrit të Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi, që procesi i legalizimit të të gjitha objekteve mbi të cilat janë fotografuar dhe ekziston harta dixhitale e datës së caktuar të përfundojnë brenda 2010-s. Po dje, qeveria miratoi një tjetër vendim për kalimin në pronësi të disa parcelave ndërtimore në favor të poseduesve të objekteve informale, vendim i cili prek 5000 familje. Sipas këtij vendimi, në Qarkun e Tiranës legalizohen, 2307 parcela ndërtimore, me një sipërfaqe të përgjithshme trualli 709 462, 32 m². Në Qarkun e Durrësit u legalizuan 494 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 183 693, 96 m². Në atë të Shkodrës dje u morën aprovimin për legalizim 80 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 14 604, 92 m². Në Qarkun Lezhë, 120 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 39 977, 50 m². Nga ana tjetër në Qarkun Berat, u legalizua 1 parcelë ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 19, 89 m². Në Qarkun e Fierit, u legalizuan 107 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 22 405, 27 m². Po kështu në Qarkun e Dibrës, u miratuan 33 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 9 726, 58 m². Ndërsa në Qarkun Elbasan, u miratuan 204 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 34 745, 70 m². Po kështu, në Qarkun Gjirokastër, 28 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 4 304 m². Ndërsa në Qarkun Vlorë, u legalizuan 320 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 113 823, 04 m². Vendimi ngarkon Agjencinë e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Ndërtimeve Informale për kryerjen e procedurave të kalimit të pronësisë së parcelave ndërtimore të objekteve informale, nga shteti te poseduesi i ndërtimit pa leje. Prej kohësh Kryeministri Berisha ka deklaruar se procesi i legalizimeve po ecën me shpejtësi dhe se ky proces është prioritar për qeverinë që ai drejton. Ky vit pritet që të jetë i fundit për sa i përket legalizimit, duke qenë se pjesa më e madhe e zonave informale tashmë janë legalizuar. Të ardhurat nga ky proces qeveria ka deklaruar se do t’i kalojë në fondin e kompensimit të ish-pronarëve legjitimë të tokave.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›