E Shtunë, 31 Tetor 2026

Saranda, në pritje të Albano Karizit

Përgatitjet Këngëtari do të vizitojë qytetin gjatë pranverës

Bashkia e Sarandës i thotë “po” vizitës së kërkuar nga këngëtari i njohur italian, Albano Karizi, i njohur për shqiptarët edhe për këngën e tij të famshme, “Saranda-Okinava”. Sipas një kërkese të formuluar e të paraqitur pranë bashkisë nga shoqata shqiptare që mban emrin e këngëtarit, Karizi do ta vizitojë qytetin bregdetar gjatë pranverës së këtij viti, kohë që shënon edhe 67-vjetorin e lindjes. Për bashkiakët e Sarandës, kjo vizitë do të marrë formën e një aktiviteti për të cilin kanë nisur përgatitjet. Shefi i kabinetit të bashkisë, Edi Hajdini, tha se kjo vizitë po përgatitet për t’u përjetuar si një event artistik, pjesë e të cilit do të jetë edhe promovimi i librit të Albanos, “Autobiografi, është jeta ime”.

#

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›