Berisha Lehtesuam klimen ndaj biznesit nxitem punesimin
Kryeministri i vendit Sali Berisha ka vizituar fabrikën e këpucëve fason të kompanisë FITAL që operon në Bathore dhe në të janë të punësuar 740 punonjës. Gjatë vizitës në fabrikë, komuniteti i biznesit i dhuroi kryeministrit, titullin “Mirënjohje e Biznesit” me motivacionin për përkrahjen e vazhdueshme për klimën favorizuese, politikës e taksave të ulëta si dhe modernizimin, e shërbimeve të regjistrimit, licensimit dhe zhvillimit të aktivitetve fason. Nga ana e tij kryeministri Berisha i falenderoi dhe i garantoi se nuk do të ketë prag tvsh-je për importimin e çdo makinerie që i duhet për prodhime.
“Unë erdha t’ju informoj ju se qeveria do të heqë tërësisht tvsh për çdo makineri që importojnë fasonët. Ne do bëjmë gjithçka për të lehtësuar barrën fiskale e burokratike për të kontribuar në suksesin tuaj. Qeveria brenda dy javëve do vendosë heqjen tërësisht të tvsh-së për çdo makineri të industrisë fasone. Thirrja ime për autoritetet vendore që këto lehtësira të qeverisë t’i konvertojnë në lehtësira për magazina e çdo lloj lehtësire tjetër”.
Shefi i qeverisë foli edhe për krizën ekonomike në eurozonë dhe mundësinë që hapësirat që ka vendi ynë për të thithur edhe më shumë investime të huaja.
“Në dy vitet e fundit në Kamzë janë instaluar 12 kompani fasonë që punësojnë mbi 4200 punëtorë. Në Kamzë janë punësuar rreth 10 mijë burra e gra në sipërmarrje të ndryshme”-tha ai.
E ndërsa qeveria shqiptare angazhohet për një rishikim të politikave fiskale më qëllim lehtësimin në të favor të biznesit, kryeministri Berisha tha se alternativa tjetër është ajo që proklamon lideri socialist me taksën progresive, e cila sipas tij nxjerr nga arkiva të kaluarën.
Shefi i qeverisë shkoi edhe më tej duke akuzuar Ramën se mashtron kur i premton biznesit të vogël se do të heqë taksën për to, pasi kur ishte kryetar bashkie Edi Rama dyfishoi taksat dhe gjobiste me 1milionë lekë për tabelat e dyqaneve, ndërsa katërfishoi taksën e pastrimit dhe gjelbërimit.