SME-te Shqiperia mbi mesataren e te gjithe rajonit

Shqipëria renditet mbi mesataren e vendeve të rajonit lidhur me politikat e zhvillimit të biznesit të vogël dhe të mesëm. Tre institucionet më të larta ndërkombëtare si OECD, BERZH dhe BE në raportin më të fundit me titull “Ballkani Perëndimor dhe Turqia 2012; progresi në implementimin e akteve europiane për biznesin e vogël”, për të dalë në indeksin total mat dhjetë aspekte, të cilat i kategorizon si dimensione. Vendi ynë renditet i pari në Ballkan për klimën e favorshme të biznesit. Shqipëria thuhet në këtë raport ka përmirësuar ndjeshme mjedisin ku operojnë SME-të. Në veçanti duke lehtësuar procedurat e regjistrimin të kompanive nëpërmjet nismave të tilla si një “one-stop shop” për regjistrimin e biznesit, numrat e identifikimit të tyre dhe regjistrimi online.
Progres është bërë në aftësitë sipërmarrëse dhe arsim, ku sipërmarrja është futur kohët e fundit si subjekt në kurrikulat e të gjitha shkollave e mesme si dhe në aftësitë kërkuese të sipërmarrjes të ndjekura nga Agjencia Shqiptare e Investimeve për zhvillim, AIDA cilëson raporti.
Mjedisi i përshtatshëm ku operojnë bizneset e vogla dhe ato të mesme në vendin tonë janë edhe arritja më e madhe për qeverinë shqiptare, pasi nga 5 që është indeksi maksimal, Shqipëria në këtë tregues shënon 4.3, shumë më mirë sesa gjithë rajoni. Po kështu, edhe në tregues të tjerë që lidhen me kuadrin rregullator apo më prokurimet elektronike, vendi ynë ka një indeks të kënaqshëm. Qeveria shqiptare thuhet më tej në raport vijon mbështetjen e SME-ve si dhe mbrojtjen e shërbimeve tregtare. Gjithashtu qeveria sheh si prioritare përshtatjen me ligjet dhe standardet europiane me qëllim futjen e vendit sa më shpejt në organizmat europianë. Shqipëria ka përshtatur tashmë më shumë se 90% të ligjeve europiane. Zbatimi i strategjisë së inovacionit të aprovuar në vitin 2009 që përbën një shërbim specifik të trajnimit për bizneset, ka çuar në rritjen më të lartë dhe potencial të eksporteve. Në raportin e BERZH, KE dhe OECD për vendet e ballkanit, shenja progresi tregojnë Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi. Gjithashtu Shqipëria dhe Maqedonia vlerësohen edhe për prokurimin elektronik ku tenderat mund të kryhen tërësisht në mënyrë elektronike. Kriza financiare pas 2009-s e bëri të vështirë aksin në kreditimin e jashtëm. Sistemet e informimit të kreditimit janë përmirësuar, por forcimi dhe sigurimi i të drejtave të kreditorëve mbetet një sfidë në Shqipëri, Bosnjë-Hercegovinë, Kroaci dhe Kosovë. Mbështetja për të filluar një biznes përfshin një seri mekanizmash si kredi, apo grante, subvencione me terma të favorshëm, por në shumicën e ekonomive skema të tilla janë në një shkallë të ulët për të dhënë një impakt thekson raporti.