Bode sqaron ne komision fondet per ish- te perndjekurit

Ministri i Financave, Ridvan Bode është thirrur nga deputetët e Partisë Socialiste, të raportojë në komisionin e Ekonomisë për tre çështje, që lidhen me fondet e dhëna për kategorinë e personave me aftësi të kufizuar, për ish të përndjekurit dhe për ish-ushtarakët.
Ministri i Financave kundrejt pretendimeve për dëmshpërblime në ulje për ish të përndjekurit, ka deklaruar se qeveria ka dhënë që nga viti 2006, 6.5 miliardë lekë për llogari të ish të përndjekurëve politikë. Sipas sqarimeve të Bodes, janë 11.729 dosje përfituese të paraqitura në Ministrinë e Drejtësisë, ku 10.700 prej tyre, ose mbi 85% kanë marrë këstin e parë.
“3% e ish-të përndjekurve kanë marrë këstin e dytë”, tha Bode ndërsa shtoi se pjesa tjetër ka probleme me dokumentacionin.
Ndërsa deputeti i PS-së Erion Brace i kërkoi ministrit të Financave, shqyrtimin e dosjeve që iu ka kaluar afati.
“Janë 3 mijë dosje që janë jashtë afateve dhe nuk po shqyrtohen”, tha ai, ndërsa shtoi se deri më tani kanë marrë këstin e parë vetëm 60% të ish- të përndjekurve.
Një tjetër çështje, e cila ndezi debat mes ministrit Bode dhe deputetit të Partisë Socialiste, Arben Malaj ishin edhe shifrat për kategorinë e personave invalidë. Deputeti Arben Malaj deklaroi se këto shtresa po e ndjejnë më shumë krizën, ndërsa nuk janë mbështetur mjaftueshëm. Ministri Bode ka deklaruar se fatura sociale për këtë shtresë zë 11% të buxhetit.
Gjatë diskutimeve në komisionin e Ekonomisë u trajtua edhe ccështja e ish të ushtarakëve, pensionet e parakohshme të të cilëve u ulën në 2010 dhe sipas këtij ndryshimi, kjo kategori rezultoi debitore ndaj shtetiti. Sipas ministrit Bode, u korrigjua një ligj që u miratua nga qeveria e majtë në vitin 2005, që katërfishonte për efekt zgjedhor pensionet e parakohshme, në mënyrë abuzive.