E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reformat po bejne efekt

"Reformat strukturore - edhe pse të dhimbshme - kanë filluar të veprojnë në disa vende, si për shembull, në Irlandë, në Portugali, por edhe në Greqi dhe Spanjë. Kështu ka deklaruar kancelarja gjermane Angela Merkel në videomesazhin e saj javor Vetëm para pak ditësh trojka konstatoi në Irlandë se ky vend po e zbaton në mënyrë të shquar programin e tij dhe se rikthimi në tregjet financiare do të jetë e mundur në një të ardhme të parashikueshme."
Në këtë komunikim Merkel tha se Bashkimi Evropian dhe në veçanti eurogrupi do të vazhdojnë politikën e tyre për financa publike më solide dhe strategjinë e rritjes në hapat vendimtare. Një gjë e tillë sipas kancelares do të thotë gjithashtu që bashkëpunimi në kuadër të eurogrupit, sidomos koordinimi ekonomik duhet të forcohet edhe më tej. 
Në kuadër të takimit të përvitshëm me organizatat ndërkombëtare që do të mbahet në Berlin më 30 tetor, si  FMN-së, Organizatës Botërore të Tregtisë ËTO, Organizatës Ndërkombëtare të Punës ILO, OECD-së dhe Bankës Botërore  Merkel ka thënë se është e rëndësishme që të forcohet roli i organizatave ndërkombëtare, sepse globalizimi në rritje na detyron ne të gjithëve që të shohim përtej horizontit të secilit vend për të qenë në gjendje ta vlerësojnë situatën ekonomike.
Kancelarja theksoi se pas krizës financiare dhe ekonomike ndërkombëtare është jashtëzakonisht e rëndësishme që rregullimi ndërkombëtar, veçanërisht në fushën e tregjeve financiare, të shkojë përpara dhe se në këtë drejtim ka ende shumë për të bërë.
në këtë çështje nuk jemi ende aty ku duhet të jemi. janë bërë përparime të qarta, por rregullat ende nuk zbatohen kudo, dhe ne na mungojnë akoma shumë sektorë. Për shembull, rregullimi i sistemit bankar në hije, që shpresojmë se do të miratohet në takimin e ardhshëm të G20.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›