Spanje-Itali te vendosura ne angazhimet ndaj krizes

Kryeministri italian Mario Monti dhe homologu i tij spanjoll Mariano Rajoy kanë zhvilluar një takim bilateral në Spanjë për të diskutuar mbi mënyrat e zgjidhjes së krizës në Eurozonë dhe në të dy vendet përkatëse. Të dy liderët e kanë konsideruar të pakthyeshme rrugën e ndjekur për shpëtimin e euros. BE kërkon integritetin e euros ka thënë Monti në konferencën për shtyp pas takimit. Liderët europianë në samitin e qershorit dhe në atë të tetorit kanë marrë vendime të rëndësishme dhe kanë dhënë sinjale të forta për vendosmërinë e BE bë ruajtjen e integritetit të euros. Nga ana e tij kryeministri spanjoll Rajoy ka deklaruar se angazhimet e tyre me euron janë të pakthyeshme duke ritheksuar se kriza do të kapërcehet edhe me integrimin politik dhe ekonomik. Nuk ka mundësi të braktisim angazhimin e marrë ndaj euros ka thënë ai. Monedha e përbashkët është një process aabsolutisht i pakthyeshëm.
Europa vijon të avancojë me një Spanjë dhe Itali të bashkuar në interesat e tyre të përbashkëta ka thënë kreu i qeverisë spanjolle duke shtuar se mes të dy vendeve ka një sintoni perfekte mbi situatën që po kalon eurozona sic është konsensusi mbi mjetet dhe instrumentët europianë që duhet të aplikojnë ka deklaruar Rajoi. Spanja dhe Italia janë dakord mbi nevojën për zbatimin e të gjitha masave të disponueshme si në nivel kombëtar dhe në atë europian, për zhvillimin e punësimit, të investimeve dhe rritjes ekonomike në situatën aktuale të karakterizuar nga konsolidimi fiskal dhe racionalizimi i shpenzimeve publike kanë theksuar të dy krerët e qeverive. Pakti i rritjes dhe punësimit përbëjnë në Europë bazën mbi të cilën duhet të operojmë për daljen nga kriza ka thënë kryeministri spanjoll duke evidentuar aprovimin e menjëhershëm të instrumentave të akroduar në këshillim europian të muajit qershor.