Berisha: "Levizja e lire, duhet te shmangim cdo lloj abuzimi"
Levizja e lire sjell jo pak pergjegjesi per cdo kend, si dhe per qeverine. Kryeministri Sali Berisha, tha dje ne mbledhjen e grupit parlamentar demokrat, se ka bindjen e thelle se qytetaret shqiptare me dinjitet te madh, do te qendrojne para ketij vendimi dhe ne menyren me te qyteteruar do te sillen ndaj tij, pa i lejuar vetes as edhe abuzimin me te vogel. "Keto vende hapen dyert per ne. Hapen dyert e shtepive te tyre per ne. Na takon ne te gjithe shqiptareve, qe te qendrojme ne lartesine e moralit tone, e pergjegjesise sone per te shmangur cdo lloj abuzimi", theksoi Kryeministri. Ai shtoi se jane reformat e votuara te shqyrtuara nga ky parlament, qe bene te mundur qe vizat e qytetareve shqiptare te mos hynin ne kutine e Edi Rames. Por te shnderrohet ky akt ne nje arritje personale, te cdo qytetari shqiptare dhe te lirive te tij. Ne emer te tij, qeverise dhe grupit demokrat, Berisha shprehu edhe nje here mirenjohjen me te thelle qeverive te vendeve anetare te zones se "Shengen"-it, per vendimin e tyre fisnik dhe jashtezakonisht te rendesishem per levizjen e lire. "T'i garantojme se ne menyre absolute, qeveria do te jete totalisht e hapur me secilin e prej tyre, per bashkepunimin me te ngushte ne menyre qe as edhe nje pasoje e vetme as edhe nje rast i vetem, te mos mund te abuzoje me kete vendim, me fisnikun qe Bashkimi Evropian ka marre per qytetaret shqiptare ne tere ekzistencen e marredhenieve tona"- theksoi kryeministri.