Wainwright: Modernizimi i policise, pergezoj ministrin Basha
INTERVISTA/ Flet Rob Wainwright, drejtor i Europol: "Pergezoj vecanerisht ministrin Basha per lidershipin e tij, lidhur me modernizimin e policise ne Shqiperi dhe vecanerisht per bashkepunimin e tij miqesor me mua dhe me organizaten time"
Ju keni shprehur shqetesimin mbi arme zjarri qe vijne nga Ballkani si "Kallashnikove" dhe sherbejne per rrembimin e bankave ne Evrope. Nga vijne keto arme?
"Keto arme vijne nga shumica e vendeve te ish-Jugosllavise, ku ka pasur konflikte. Nuk ka nje vend specifik nga i cili vijne keto arme, por rajoni i Ballkanit eshte ne pergjithesi pergjegjes per qarkullimin e tyre ne territorin e BE-se. Duhet te them, se nuk eshte i vetmi problem qe kemi. Ne perballemi gjithashtu edhe me qarkullimin e armeve te renda te zjarrit nepermjet internetit, qe vijne nga burime jashte Evropes. Gjithsesi Evropa Juglindore mbetet nje prioritet per luftimin e trafikut te armeve.
A eshte e vertete qe ne takimin qe keni pasur me ministrat e Brendshem dhe zyrtaret e Ballkanit, keni permendur Shqiperine si nje shembull i mire bashkepunimi me Europolin?
Po, eshte e vertete. Kisha kenaqesi qe gjate takimit qe pata me ministrat e Ballkanit te nenvizoja punen e qe eshte bere midis Shqiperise dhe Europolit per marreveshjen qe do te nenshkruajme se shpejti mbi bashkepunimin operacional midis Europolit dhe Shqiperise, marreveshje qe do te transformoje marredheniet e Europolit me Shqiperine. Pergezoj vecanerisht ministrin Basha per lidershipin e tij, lidhur me modernizimin e policise ne Shqiperi dhe vecanerisht per bashkepunimin e tij miqesor me mua dhe me organizaten time.
A ka kontribuar lufta kunder krimit per liberalizimin e vizave, pasi ishte nje kusht i rendesishem per kete?
Ka nje ndergjegjesim gjithnje e me te madh per luften kunder krimit te organizuar ne rajon dhe eshte e vertet qe diskutuam shume mbi kete.
Cfare kerkon Europoli me shume nga vendet e Ballkanit?
Ne i kerkojme vendeve te rajonit qe ta bejne luften kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit, nje prioritet te vertete dhe te investojne ne forcimin e shtetit ligjor dhe strukturat e rendit, qe t'i japin instrumentet e duhura forcave te policise per te kryer sic duhet punen e tyre dhe qe te bashkepunojne me Europolin, agjencite policore evropiane per te ndare informacionin dhe te bashkevepruar forcat ne luftimin e terroristeve me te rrezikshem ne rajon.