Berisha: Lezha firmos mandatin e 5-të dhe të artë të fitores së PD
LEZHË- Kryeministri Sali Berisha deklaroi të martën në mbrëmje në mitingun përmbyllës të fushatës elektorale në Lezhë, se "Shqipëria e zhvilluar dhe moderne është Shqipëria e 4 viteve që vijnë".
"Po vij këtu nga Dibra e zotuar për 5 mandate, nga Shkodra e vendosur për 8 mandate deputetësh, kurse sonte me këtë pjesëmarrje dhe entuziazëm ju firmosni mandatin e 5-të, mandatin e artë të fitores sonë", tha Berisha.
Ai ftoi lezhjanët e të gjitha bindjeve politike që të bashkohen së bashku për të krijuar vende pune për çdo qytetar. "Ne do të bëjmë gjithçka që lezhjanët të punësohen. Do të dyfishojmë turizmin dhe bizneset me uljen e taksave, do të fuqizojmë fermat tona me trefishimin e granteve, do të shfrytëzohen të gjitha burimet e mëdha të këtij vendi për t'u shndërruar në vlera, pasuri e mirëqenie për ju", vijoi Berisha.
Kryeministri premtoi se 4 vitet që vijnë do të ecim përpara drejt mirëqenies dhe fitoren do ta shndërrojmë në rroga më të larta. "Gjatë mandatit të ardhshëm në Shqipëri nuk do të ketë rrogë nën 350 dollarë, rrogat mesatare dhe ato të mësuesve do të jenë 700 dollarë. Në Shqipëri nuk do të ketë pensione nën 150 dollarë, do të dyfishojmë pagesën e papunësisë", tha Berisha.
Ai u shpreh se mirëqenia dhe të ardhurat do të krijohen para së gjithash me krijimin e vendeve të punës dhe punësimin e shqiptarëve. "Rruga jonë drejt Evropës është rruga e drejtë, rruga drejt të ardhmes sonë më të shkëlqyer. Ju garantoj se gjatë këtij viti do të marrim statusin e vendit kandidat dhe do të hapim negociatat për anëtarësim në BE. Fitorja jonë do të jetë fitore e të ardhmes sonë evropiane. Fitorja jonë do të jetë fitore për një infrastrukturë moderne evropiane në të katër anët e Lezhës dhe Shqipërisë", tha Berisha.
Kryeministri u bëri thirrje të rinjve që të kujtojnë se Edi Rama premtoi për ta të shkuarën e hidhur, bllokimin e ëndrrës universitare. "Ai premtoi bllokimin e ëndrrës suaj evropiane. Prej vitesh ai përpiqet të bllokojë integrimin, ndërsa ne do të mbajmë të hapura dyert e universiteteve për ju dhe do të bëjmë gjithçka për shkollimin dhe punësimin tuaj", tha Berisha.
Për gratë dhe vajzat në mbarë Shqipërinë, Kryeministri premtoi se ashtu sikurse u ul pabarazia gjinore në rroga nga 36 në 17 për qind, 4 vitet që vijnë përsëri do e përgjysmojmë atë. "Do të bëjmë çdo gjë për punësimin tuaj, kreditimin e bizneseve tuaja në fshat dhe qytet dhe për të ndëshkuar me forcën e ligjit dhunën e paturpshme ndaj grave shqiptare", tha Berisha.
Ai siguroi se "vitin e parë të mandatit tjetër qeverisës do të miratojmë ligjin për gratë kryefamiljare, që do të kenë statusin e veçantë".
Kryeministri siguroi gjithashtu pensionistët se "4 vitet që vijnë do të miratohet ligji për statusin e tyre, ku qeveria do të subvensionojë plotësisht mjekimin dhe energjinë, si dhe do të subvensionojë transportin dhe kujdesin për ta".
(e.m/ata/BalkanWeb)