E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, plagoset me thikë në këmbë një oficer policie, nisin hetimet

DURRËS- Plagoset me thikë një oficer policie në qytetin bregdetar të Durrësit. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:00 në lagjen nrm 13 në zonën e plazhit. Sipas policisë, Rigels Islami, me detyrë oficer policie në Komisariatin e Kavajës është transportuar në spitalin rajonal të Durrësit me plagë të shkaktuar një thikë, në pjesën e këmbës.

Blutë e Durrësit nisën menjëherë hetimet për ngjarjen për të zbardhur nëse bëhej fjalë për një plagosje si pasojë e një konflikti, apo një vetëplagosje. Nga hetimet paraprake dyshohet se Islami mund të jetë vetëplagosur aksidentalisht me thikë. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Durrësit.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›