Dogjani: Mos i besoni mashtrimit se Rama do ju legalizojë shtëpitë falas
“Nis ndërtimi i Rrugës “Nënë Tereza” me një fond prej 1.5 milion euro”
Ka nisur ndërtimi i rrugës “Nënë Tereza”, Laknas-Kamëz. Me një investim prej 1.5 milion euro i financuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.
Rruga me gjatësi 3.6 m do u shërbejë 20 mijë banorëve dhe do të përfundojë brenda gjashtë muajsh.
Zëvendës Kryeministri z. Myqerem Tafaj tha se, ky është modeli me të cilin operon Partia Demokratike duke sjellë zhvillim dhe punësim në çdo cep të vendit.
Myqeremi Tafaj: “Falënderoj Fondin Shqiptar të Zhvillimit për këtë investim prej 1.5 milion euro, një rrugë e standarteve më të mira do të lidh tani qendrën e Kamzës me qendrën e Bërxullës dhe kjo rrugë përfundon në rrugën e Rinasit”
Asllan Dogjani: “Pesë ditë para zgjedhjeve i fut një mashtrim dhe thotë që legalizimet për ata që do të kenë hall do t’ua bëj pa lekë, ku e di ai se kush ka hall këtu se vetë hallet i ka të zgjidhura , mos i besoni këtij mashtrimi , se unë kam qenë atje dhe e di se sa e do legalizimin e ndërtimeve pa leje”
Ndërkohë Kryetari i Bashkisë së Kamzës z. Xhelal Mziu ka premtuar se në dy vitet e ardhshme në bashkëpunim me Kryeministrin Berisha nuk do të ketë asnjë centimetër rrugë të pashtruar në Bashkinë e Kamzës dhe zonat përreth saj.