Berisha: Lideri i ri do zgjidhet me parimin 1 anëtar 1 votë, të ecim drejt një fillimi të ri
TIRANE – Pas vendimit për tu dorëhequr nga të gjitha funksionet e tij në PD, kryeministri në largim Berisha thirri sot Kryesinë e partisë, për t’i hapur rrugë garës për zgjedhjen e lidershipit të ri të demokratëve.
Ndërsa theksoi se humbja e zgjedhjeve të 23 qershorit kërkon një fillim të ri e të fuqishëm për PD-në, Berisha tha se mënyra më e mirë për zgjedhjen e lidershipit të ri është parimi një anëtar një votë.
“PD ka pësuar një humbje dhe ajo ka jetik një fillim të ri të fuqishëm. Eshtë në detyrimin tonë më madhor moral, t’i japim asaj mbështetjen totale për fillimin e saj të ri më të fuqishëm që ka patur ndonjëherë. Një fillim i ri do të ishte i pamundur pa një lidership të ri. Kemi detyrën kryesore, imediate, të hapim procedurën e zgjedhjes së lidershipit të ri. Ai ka fatin që të ketë në shpinë trashëgiminë e mirë të PD-së. Të ketë vizionin e saj, projektin e saj. Në këtë kontekst ai duhet të zgjidhet, 1anëtar 1 votë. Të gjithë anëtarët e PD-së ta konsiderojnë këtë proces si një mision jetik për fillimin e ri të fuqishëm dhe të suksesshëm të PD-së”- deklaroi Berisha.
Sipas Berishës, brenda një jave kandidatët duhet të paraqesin kërkesën e tyre për këtë post dhe më pas do të nisin procedurat për zgjedhjen e kreut të ri, përmes votave të anëtarësisë.
Berisha theksoi domosdoshmërinë që lidershipi i ri të bëjë analizën e humbjes së 23 qershorit, duke nënvizuar se PD nuk kërkon koka turku.
“Lidershipi i ri do të bëjë të gjitha analizat e kësaj humbjeje, e cila është serioze, shumëplanëshe, e cila nuk do të kalojë pa një analizë. Ne nuk jemi parti e filozofisë së gjahut. Ne rrafshin njerëzor ai që humbet ndjehet njeriu më fatkeq. Ai ka bërë gjithçka për të fituar, humbi nuk është mirë, por ne nuk bëjmë gjah kurrë. E kemi këtë punën si popull, duam koka turku, por nuk jam unë. Kjo është staliniste. Ne bëjmë analizat.” – tha Berisha.
Sipas Berishës, nuk është e nevojshme që kryesia aktuale të japë dorëheqjen, pasi lidershipi i ri do të zgjedhë edhe kryesinë e re të PD-së.
“Kryesia mund të jepte dorëheqjen, nuk ja këshilloj. Lidershipi i ri do të zgjedhë kryesinë e vet. Dha dorëheqjen kryetari. Në këtë mënyrë ecim të sigurt drejt një fillimi të ri të fuqishëm. Nëse unë do të doja të shënjoja pasardhësin ai do dilte. Unë nuk do ta bëj këtë, do ta le një garë të hapur. Cilido le të vijë të hyjë në garë, por me një kusht të pranojë garën”- tha Berisha.
DOREHEQJA E BERISHES, MBLIDHET KRYESIA E PD-se
Ora 11:30 - Kryesia e Partisë Demokratike pritet të mblidhet sot rreth orës 13:00. Kjo është mbledhja e parë që zhvillohet pas vendimit të liderit Sali Berisha për tu dorëhequr nga drejtimi i kësaj force politike. Lajmi u konfirmua për “News24” nga burime brenda Partisë Demokratike.
Pak ditë më parë kryetari i PD-së Sali Berisha lajmëroi se, në përputhje me Statutin e Partisë, do të qëndrojë në timonin e saj për të organizuar zgjedhjen nga anëtarësia e Partisë Demokratike, të lidershipit të ri.
Në bazë të nenit 30 dhe 32 të statusit të PD-së, “Kryetarin e ri të PD-së e zgjedh Kuvendi i partisë. Sipas nenit 32, Kryetari udhëheq dhe përfaqëson PD-në, në pajtim me programin dhe statutin. Kryetari zgjidhet nga Kuvendi. Mandati i Kryetarit është tre (3) vjet. Kryetari aktual ka të drejtën e rizgjedhjes.
Për Kryetar mund të kandidojë çdo anëtar i PD-së. Kandidatura me shkrim, programi zgjedhor dhe lista me nënshkrimet e së paku 1/3 së anëtarëve të Kuvendit Zgjedhor (me të cilën përkrahet kandidatura për Kryetar), duhet të dorëzohet në Këshillin Drejtues, së paku një (1) muaj para mbajtjes së Kuvendit zgjedhor.
Kryetari aktual duhet të parashtrojë në Këshillin Drejtues kandidaturën me shkrim dhe programin zgjedhor. Në situatën kur ka më shumë se një kandidat, votimi për Kryetar është i fshehtë. Nëse ekziston vetëm një kandidat, votohet sipas përcaktimit të Kuvendit.
(er.nu/BalkanWeb)