E Diel, 1 Nëntor 2026

Zv/kryeministri Pollo merr ne dore verifikimin e titujve te pronesise

Genc Pollo, zv/kryeministri i sapo zgjedhur merr detyren e tij te pare te rendesishme, drejtimin e "Komisionit Vendor te Vleresimit". Strukture e cila ka per objektiv verifikimin nje me nje te te gjithe titujve te pronesise qe jane dhene per tokat deri me sot. Ishte pikerisht kryeministri Sali Berisha ai i cili i besoi Pollos kete detyre te rendesishme e percaktuar dhe ne ligjin me te ri per vleresimin e titujve te pronesise. Duke injoruar keshtu vendimin e dale nga tryeza e kryebashkiakut te Himares Vasil Bollano ne Himare per pronat, qe komisione paralele te kryejne kete pune. Berisha i kerkoi zevendesit te tij, qe ne bashkepunim te ngushte me Ministrine e Bujqesise dhe specialiste te fushes, te hartojne sa me shpejt programin e punes per t'i dhene pergjigje problemit me abuzimin e tokave ne vend. Per kompletimin ne kohe dhe me saktesi te ketij procesi, Kryeministri Berisha kerkoi gjithashtu edhe mobilizimin e te gjitha resurseve financiare dhe njerezore, si dhe percaktimin e rregullave te bashkepunimit, ne menyre qe komisionet e verifikimit te fillojne menjehere nga puna. "Eshte e rendesishme qe te gjithe ata qe e kane marre token ne menyre te pamerituar ta dorezojne ate, brenda nje periudhe kohe te percaktuar, ne te kundert duhet te veprojne fuqishem te gjitha prerogativat penale, jo me synim ndeshkimin, por rivendosjen e se drejtes", theksoi Berisha.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›