E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Ligji “Për barazinë gjinore” sjell përmbysje të rendit juridik të vendit

TIRANË, 10 nëntor/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u shpreh sot se ligji “Për barazinë gjinore” është një përmbysje e rendit juridik të Shqipërisë.

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, Berisha tha se ligji është një përmbysje që e çon Shqipërinë drejt postmarksizmit ekstrem.

Në këtë drejtim, Berisha theksoi se “ligji kërkon që, ndër të tjera, barrën e provës ta ketë i akuzuari dhe jo akuzuesi”.

Po ashtu, sipas tij, “ligji është shkatërrimtar për sistemin arsimor. Faktikisht ua merr fëmijët prindërve nga fuqia edukuese e tyre”.

Sipas Berishës, ligji vendos censurën, një rrezik madhor për demokracinë.

Por, theksoi Berisha, “PD nuk ka bindje diskriminuese”.

/m.m/a.f/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›