E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha thirret të premten në SPAK për çështjen e “21 Janarit”

TIRANË, 10 nëntor/ATSH/ Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka thirrur të premten ish-kryeministrin Sali Berisha për ta pyetur lidhur me ngjarjen e 21 Janarit, ku katër protestues u vranë në bulevard.

Sipas shkresës zyrtare, Berisha duhet të paraqitet të premten në orën 10:00 para SPAK për t’u pyetur në cilësinë e personit që tregon rrethana të dobishme për hetimin.

Kjo është hera e parë që Berisha do të pyetet nga SPAK për “21 Janarin” dhe rolin e tij në këtë çështje që tashmë është në hetim nga Prokuroria e Posaçme.

Në 30 tetor SPAK mori në pyetje ish-ministrin e Brendshëm Lulzim Basha për ngjarjen e 21 Janarit.

Në 21 janar të vitit 2011 gjatë protestës që u zhvillua përpara Kryeministrisë u vranë katër qytetarë: Aleks Nika, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Dedaj.

Në nëntor të vitit 2023 Gjykata Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, në Strasburg, e cilësoi 21 Janarin si “krim shtetëror” dhe që duhet hetuar si i tillë.

Pas urdhrit të Gjykatës së Lartë, në korrik 2024, Prokuroria e Posaçme (SPAK) nisi zyrtarisht hetimet për 21 Janarin.

/m.m/r.e/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›