Nano vazhdon te ndaje socialistet ne dy qendrime
Fatos Nano ndan socialistet sa i perket kandidimit te tij per president. Nje prej anetareve te Kryesise se Partise Socialiste Arben Malaj eshte shprehur dje ne profilin e tij ne Facebook pro emrit te ish-kryeministrit duke renditur me kete rast disa prej momenteve kulmore qe e plotesojne figuren e Fatos Nanos si te perputhshem me ato te nje presidenti. Nano ka nxitur bashkejetesen politike duke ndaluar perkeqesimin e situates sic eshte marreveshja e San Egidios krijimi i qeverise me baze te gjere ndarje reale te pushtetit me aleatet zgjedhja ne poste te rendesishme te institucioneve kushtetuese te personaliteteve edhe nga partite e tjera politike. Ne shkurt te vitit 2007 Nano mori kosto personale duke mos nguruar te jape mesazhe publike per domosdoshmerine e shmangies se krizes se zgjedhjeve vendore dhe shmangien e nje krize politike per zgjedhjen e presidentit per te mos humbur mundesine historike te anetaresimit ne NATO. Krijoi kulturen politike te doreheqjes - shprehet Malaj i cili e konsideron te parakohshem debatin e nisur per presidentin e vendit. Nderkohe disa figura te tjera si Servet Pellumbi dhe Namik Dokle shprehen jo shume optimiste per kete ambicie te ish-kryetarit te tyre duke hedhur qe tani faren e nje debati politik te brendshem. Ajo eshte nje deshire e tij po te them te drejten ata qe vetekandidojne nuk i kam shume qejf - tha dje Servet Pellumbi. Sa i perket Namik Dolkes ky i fundit ka preferuar te shmange nje prononcim por nuk ka dhene as nje qendrim pro. Kur te kete ditelindjen ai do te flas - tha Dokle gjate festimeve te ditelindjes se Pellumbit. Por dhe hapur per nje miratim te Nanos si kandidat eshte shprehur ish-sekretari per Marredheniet me Publikun Bardhyl Agasi i cili ka renditur kontributet e Nanos. Pse te mos e mbeshtes. Nje kryetar qe ka drejtuar kete parti prej 15 vjetesh e ka transformuar ate. Duke qene nga nje parti ish-komuniste ne nje parti te Internacionales Socialiste - tha Bardhyl Agasi.