Samiti i A5 Maqedonia dhe Mali i Zi gati te behen anetare te NATO-s
Adriatik 5 nisma rajonale e angazhimit politiko-ushtarak te 5 vendeve qe jane dhe aspirojne anetaresim ne NATO ka dhene dje nga Tirana mesazhe te reja. I zhvilluar pak perpara Samitit te Aleances se Atlantikut te Veriut qe pritet te mbahet ne ikago takimi i djeshem ku kane marre pjese perfaqesues te vendeve anetare ambasadori amerikan Aleksander Arvizu dhe James Apatahurai asistent i Sekretarit te Pergjithshem per eshtje Politike dhe te Sigurise ne NATO ka vleresuar progresin e situates rajonale si premise pozitive per zgjerimin e metejshem te aleances. Kjo eshte nenvizuar edhe ne fjalen e mbajtur nga te pranishmit dhe sa i perket Shqiperise kete vullnet per ndjekjen e politikes se dyerve te hapura e ka shprehur numri dy i qeverise ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto por ajo eshte integruar edhe ne tekstin me 15 pika te komunikates se perbashket. Ne nenvizojme rolin e rendesishem te Shqiperise Kroacise dhe SHBA-ve ne mbeshtetjen e vazhdueshme ndaj aspiratave per anetaresim te Maqedonise Malit te Zi dhe Bosnje-Hercegovines thuhet ne komunikate. Nese nje gje e tille do te verifikohet ne Samitin e ikagos qofte edhe per vetem nje nga vendet e A5-s qe ende aspiron ky do te shenonte nje sukses diplomatik per vendin tone i cili ben pjese ne A5 qe ne zanafille dhe eshte protagonist i zgjerimit te ketij instrumenti te bashkepunimit rajonal. Duke mos lene jashte vemendjes Kosoven si problem themelor te sigurise ballkanike Haxhinasto nga ana e vet ka shprehur qendrimin e Shqiperise kunder ndarjeve territoriale te metejshme apo edhe shkembimit qe sugjerohet nen ze per Veriun e krahines shqiptare. Ne perserisim qendrimin tone qe situata ne veriun e Mitrovices nuk mund te perdoret si nje monedhe shkembimi per ndonje lojtar lokal per axhenden e tyre te brendshme ose te jashtme por sherben si nje test i angazhimit real per perqafimin e vlerave themelore te Aleances tha ai per te vijuar me tej me nje qasje qe e sheh Kosoven dhe Serbine me vete ne raport me Shqiperine. Marredheniet me Serbine perbejne nje prioritet te rendesishem te politikes rajonale te Shqiperise. Ne mbeshtesim integrimin e plote te Serbise ne proceset euroatlantike vijoi ministri i Jashtem i Shqiperise. Duhet thene se ne tekstin e komunikates ceshtja e Kosoves dhe problemet e saj me Serbine nuk jane perfshire duke e lene kontekstin e krizes rajonale jashte angazhimit zyrtar te 5 vendeve te A5. Ne kete pike vendet anetare qe kane firmosur dokumentin jane mjaftuar duke i ftuar te dyja vendet Serbine dhe Kosoven ne takimin e Tiranes nje njohje formale kjo e realitetit aktual qe kontestohet tanime me shume per inerci. Me tej me nota optimiste jane shprehur edhe ministrat e tjere te Jashtem por edhe Apathurai ne konferencen e perbashket per shtyp duke permbyllur me sukses aktivitetin te cilin e ka pershendetur me ane te nje letre edhe sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton.