Sot vendimi per kandidatin fitues
Partia Socialiste do te shpalle sot fituesin e gares se hapur per detyren e Avokatit te Popullit. Te henen qe shkoi Komisioni Perzgjedhes i ngritur per kete ceshtje ne Partine Socialiste ka paralajmeruar se nga 33 kandidate qe aplikuan dhe 12 qe paten mundesine te paraqesin opsionet dhe konceptet e tyre mbi institucionin ku synojne te zgjidhen do te seleksionohet fituesi i cili formalisht e kerkon edhe nje miratim nga grupi parlamentar. Nje mundesi qe mund te marre udhe eshte edhe ajo e propozimit ne grup te tri kandidaturave per tia lene mandej grupit te drejten per te vendosur se me ke do te perfaqesohet ne Parlament. Nisur nga klima e vendosur apo edhe prirja e sotme nese do te perzgjidhen 3 kandidatura pritet qe mes tyre te jete edhe nje femer. Po keshtu qe prej se henes kur eshte zhvilluar seanca e prezantimit te 12 kandidateve jane zhvilluar disa takime informale mes drejtuesve socialiste dhe kandidateve duke nxitur supozime dhe ide mbi emrat e perzgjedhur. Gjithsesi sot do te jete dita kur selia roze do te zyrtarizoje emrin per tia paraqitur ate mandej Kuvendit te Shqiperise.