Berisha: Luftë ndaj korrupsionit, për reforma në shëndetësi
Në mbledhjen e radhës të Task Forcës për reformën në shëndetësi, kryeministri Berisha ka vlerësuar luftën kundër korrupsionit, si kusht për suksesin e reformave të ndërmarra. Ai përgëzoi punën e bërë deri tani dhe rezultatet që janë arritur në luftimin e korrupsionit.
"Luftën kundër korrupsionit e konsideroj kushtin e të gjitha kushteve për suksesin e reformave. Kjo jo vetëm në shëndetësi , por në çdo fushë. Në qoftë se ne duam të kemi sukses , duhet të luftojmë korrupsionin", ka thënë kreu i qeverisë gjatë fjalës së mbajtur në mbledhjen e Task Forcës për reformën në shëndetësi".
Ndër të tjera, kryeministri është ndalur dhe në në projekt ligjin për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor që u miratua këtë javë në mbledhjen e qeverisë, i cili garanton vendosjen e skemës së sigurimit të detyrueshëm shëndetësor e mundëson ndër të tjera hapjen gjerësisht drejt sektorit privat. Tashmë ky ligj është zgjidhja më e mirë, sipas kryeministrit, pasi nuk rrit taksën për qytetarët e siguruar, zgjidhje e cila e detyron qeverinë që të ndihmojë kategori të caktuara, të cilat do të kenë të garantuar kujdesin shëndetësor.