Vrau bashkeshorten per xhelozi pranga te kerkuarit
Arrestohet ne kufi nje person i denuar me 25 vjet burg per vrasjen e bashkeshortes. Shaqir Doda 63 vjec ishte arratisur nga burgu ne vitin 1997. Ai tentoi te futej ne shtetin shqiptar me dokumente false por u zbulua nga policia e Gjirokastres pas informacioneve te marra ne rruge operative. Arrestimi i tij u be i mundur rrethe ores 1130 te se shtunes. Policia kishte marre informacion se nje person i kerkuar per vrasje do te hynte nga Greqia per ne Shqiperi nepermjet Kakavijes duke perdorur gjeneralitete te tjera.
Menjehere ne Piken e Kalimit te Kontrollit Kufitar Kakavije jane rritur masat e sigurise dhe te kontrollit dhe pas prezantimit te Dodes ne kufi ai eshte vene ne pranga.
Shaqir Halim Doda 67 vjec lindur ne Diber dhe banues ne Lac ishte denuar me 25 vjet burg per vepren penale te vrasjes. Ky shtetas ne vitin 1993 ne Lac ka vrare me thike bashkeshorten e tij per motive xhelozie.
Deri ne muajin mars te vitit 1997 ai ka vuajtur denimin ne burgun e Lezhes dhe pas trazirave eshte larguar dhe deri diten e sotme jetonte ne Greqi. Gjate kesaj kohe ky shtetas ka mundur nepermjet njerezve te aferm te ndryshoje emrin e babait dhe te nenes me gjendje civile si dhe datelindjen e tij me qellim qe ti shpetonte kapjes nga policia dhe vuajtjes se denimit.