Kukes aksident rrugor 4 te plagosur

Një aksident rrugor ka ndodhur para pak castesh në qytetin verior të Kuksit, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur rëndë disa persona.
Sipas informacioneve të fundit, nga përplasja e një automjeti tip “Benz” me targë “KU 3988 A” me një “Golf” me targë “HS 1532 A” kanë mbetur të plagosur 4 vetë.
Burime policore lokale sqarojnë se personat në fjalë ishin të ndarë, dy në njërën makinë dhe dy në makinën tjetër.
Sipas burimeve, ata janë shtetasit A.C dhe A.G, 15 dhe 16 vjec, si dhe dy vëllezërit Robert dhe Blerim Lleshi.
Burimet shtojnë më tej se njëra nga automjetet ka marrë flakë, duke rrezikuar jetën e pasagjerëve të saj. Të katërt ata janë dërguar në spital ku ndodhen në gjëndje të rëndë.