E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reshje dëbore në gjithë vendin, problematike situata në Kukës

TIRANË- Reshje dëbore dhe temperatura të ulëta në pjesën më të madhe të vendit. Me problematike situata në Kukës, ku të gjitha komunat janë të bllokuara nga bora që arrin në trashësinë mbi 1 metër. Akset Kukës-Shishtavec, Kukës-Bushtricë, Kukës-Peshkopi, Kukës-Krumë të bllokuara.

Probleme edhe në pjesën e Kalimashit, në aksin që lidh Kukësin me këtë zonë. Probleme me energjinë elektrike në disa fshatra për shkak të avarive në rrjet. Të bllokuara edhe komunat Gjinaj dhe Golaj në Has, si dhe Bujan, Llugaj, Margegaj dhe Lekbibaj në Tropojë. Ndërsa në Pukë, është i detyrueshëm përdorimi i zinxhirëve në të gjithë segmentet rrugore, ndërsa vazhdojnë reshjet e dëborës. Të bllokuara këtu Iballa dhe 4 fshatra në komunën Fierzë.

Në Dibër kërkohet përdorimi i zinxhirëve në disa segmente rrugore, si Qafa e Buallit dhe Fushë-Bulqizë, për shkak të ngricave. Komuna Lurë e bllokuar dhe probleme qarkullimi në komunat Kala e Dodës, Ostren dhe Trebisht. Prezencë akulli në të gjitha akset nacionale në Korcë për shkak të temperaturave të ulëta. Në Qafën e Qarrit disa segmente të kalueshme vetëm me zinxhirë. Disa fshatra malore në Korcë janë te bllokuara.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›