Berisha-Luksic: Synojmë BE, elementët nacionalistë i takojnë së shkuarës
TIRANE- Kryeministri Berisha është takuar sot me Kryeministrin e Malit të Zi, zotin Igor Luksic, gjatë një vizite zyrtare që po zhvillon sot në Podgoricë. Të dy homologët kanë folur për cështjet e integrimit por edhe të bashkëpunimit në fusha të ndryshe, sic është edhe investimi në infrastrukturën rrugore. Të pyetur nëse ndikojnë elementët nacionalistë në stabilitetin e rajonit, Berisha dhe Luksic ndanë qëndrimin se qeveritë e tyre synojnë të integrohen në familjen e madhe europiane që i bën të papërfillshme këto elemente.
Sipas Berishës “Interesi kombëtar i shqiptarëve është integrimi i tyre në Bashkimin Evropian. Bashkimi Evropian ka faktuar se është një komunitet apo është një rend, i cili bazohet, para së gjithash dhe mbi të gjitha, në liritë dhe të drejtat e individit, në respektim të të gjitha diversiteteve dhe sensitiviteteve në hapësirën e tij. Në këtë kontekst, gjithnjë e më shumë ideali kombëtar bëhet ose barazohet me idealin evropian. Kështu që zërat e ekstremistëve ngjajnë me klithma të një të shkuare që nuk e do më askush. E vërteta është që popujt tanë dhe vendet tona kanë përkushtimin më të madh për integrimin në Bashkimin Evropian.
Ndërsa Luksic u shpreh se “Marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi është përkushtimi ynë i plotë në drejtim të bashkëpunimit të mirë dhe, elementët ekstremistë ne jemi duke bërë përpjekje për t’i margjinalizuar maksimalisht”.
BERISHA: TË 2 VENDET PO INVESTOJNË PËR INFRASTRUKTURËN QË I LIDH
Pas takimit, në praninë e të dy Kryeministrave, u nënshkrua Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Malit të Zi, “Për përcaktimin e pikës së përbashkët të kalimit kufitar “Zatrijebacka Cijevna – Grabon” dhe për pikën e kalimit kufitar “Cerem – Vranica”. Për palën shqiptare marrëveshja u nënshkrua nga ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Mal të zi z. Tonin Beci dhe për palën malazeze u nënshkrua nga ambasadori i Malit të Zi në Republikën e Shqipërisë z. Zeljko Perovic.
Kryeministri Berisha ka deklaruar në konferencë ne përbashkët se “Është kënaqësi e veçantë që qeveria e Malit të Zi po investon në rrugën që afron Plavën me Podgoricën dhe projekti ynë më i madh, i përbashkët, do të jetë përpjekja për t’i servirur Evropës dhe botës kompleksin turistik të Bjeshkëve të Namuna, të cilat janë ndër malet më mahnitëse në mbarë Evropën. Sot ato quhen Bjeshkët e Namuna, por unë jam i sigurt se në një të ardhme jo të largët, do të jenë po turistët, që duket se u kanë dhënë këtë emër në të shkuarën, që do t’i pagëzojnë me Bjeshkët e Bekuara”.
Ndërsa Luksiç deklaroi se “Proceset integruese janë një platformë dhe një bazë e rëndësishme për stabilitetin e rajonit dhe marrëdhëniet e mira mes Shqipërisë dhe Malit të Zi janë një domosdoshmëri, për t’i përdorur dhe për t’i gëzuar të gjitha resurset e përbashkëta që kemi për zhvillimin ekonomik të të dy vendeve. Për këtë dëshmon edhe marrëveshja e nënshkruar sot, një marrëveshje që si qëllim ka rrugën mes Plavës e Podgoricës, gjë që do të afrojë Plavën me Podgoricën dhe që do të jetë një simbol i bashkëpunimit shumë të mirë mes dy vendeve. Ky është një nga 3 drejtimet rrugore që janë duke u ndërtuar mes dy vendeve dhe që do të kontribuojnë për një bashkëpunim edhe më të mirë ekonomik mes dy vendeve tona. Në interesin tonë të përbashkët janë edhe Liqeni i Shkodrës dhe Lumi Buna dhe ne jemi marrë vesh që të investojmë përpjekje gjithnjë e më të mëdha për përdorimin e këtyre resurseve, në të mirë të zhvillimit më të mirë ekonomik mes Malit të Zi dhe Shqipërisë”.
(ma.ar/BalkanWeb)