21 Janari, Gjykata lë në fuqi masën ‘arrest shtëpie’ për 3 të akuzuarit
TIRANË- Gjykata e Tiranës i ka komunikuar sot masën ‘arrest me burg’ ish komandantit të Gardës Ndrea Prendi, shefit të IT të kryeministrisë Armando Kasaj dhe shoferit Margarit Kume, pasi akuzohen për përfshirje në ngjarjet e 21 janarit. Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi të njëjtën masë që kishte dhënë dy ditë më parë.
I pari që ka mbërritur në Gjykatë dhe është përballur me gjykatësin Shkelqim Mustafa, ka qenë përgjegjësi i IT në kryeministri Armando Kasaj, i cili që në krye të herës kërkoi që të njihej me akt ekpertimin mbi të cilëin Prokuroria ka ngritur akuzën. Pas një konsulte prej 5 minutash avokati i tij deklaroi se klienti i tij nuk ka bërë asnjë ndërhyrje në serverin e kamerave, sipas avokatit Kasaj është larguar nga puna në orën 22:30 dhe nuk ka fshirë provat sic pretendon Prokuroria. Avokati tha se klienti i tij ka bërë vetëm një kopjim të një filmimi që nuk ka lidhje me ngjarjet e 21 janarit. Avokati i shefit të IT të kryeminitrisë kërkoi revokimin të masës së sigurisë, por kërkesa e tij nuk u pranua nga gjykatësi Shkëlqim Mustafa. Kasaj është nën hetim për manipulim provash dhe shpërdorim pune, pasi akuzohet se ka manipuluar provat e 21 janarit. Prokuroria nga ana tjetër pretendon se kamerat sigurisë ishin në gjendje pune dhe se personi nën hetim, Armando Kasaj, ka qëndruar në ambientet e Kryeministrisë pas orës 23:00 të datës 21 janar 2011 dhe dyshohet se ka fshirë të gjitha regjistrimet.
Më pas para gjykatës u paraqit shoferi Margarit Kume. Përmes avokatit të tij ai deklaroi se nuk ka asnjë pretendim, por nuk bëri deklaratë tjetër. Prokuroria e akuzon Kumen për veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës të ngarjeve në 21 janar. Në orën 15:30 para gjyqtarit Mustafa u paraqit ish komandanti i Gardës, Ndrea Prendi. Avokati i ish komandantit të Gardës hodhi poshtë akuzat dhe tha se do të ndjekë rrugët e apelimit, por Prendi nuk bëri asnjë deklaratë në lidhje cështjen.
21 Janari, sot në Gjykate masa ‘arrest shtëpie’ për 3 të akuzuarit
Ish-komandanti i Gardës Ndrea Prendi, shoferi i tij Margarit Kume dhe përgjegjësi i IT në kryeministri Armando Kasaj kane dale sot para Gjykatës se Tiranës per tu njohur me masën e dhënë pak ditë më parë nga kjo gjykatë ‘arrest shtëpie’ për ngjarjet e 21 janarit.
Gjyqtari Shkëlqim Mustafa do të komunikojë masën e arrestit shtëpiak si dhe argumentat e gjykatës për këtë masë. I pari qe eshte njohur me masen 'arrest shtepie' ka qene IT, Armando Kasaj.
Dy ditë më parë Gjykata e Tiranës ka vendosur per ta ne mungese masën e sigurisë “arrest shtëpie”, nderkohe qe prokuroria ka kerkuar masen “arrest me burg” per tre te akuzuarit per 21 janarin.
Sipas akuzes, Ndrea Prendi ka konsumuar veprën penale të vrasjes, pasi nga arma e tij eshte vrare demonstruesi Faik Myrtaj. Ndërsa për shoferin e komandantit të gardës, Margarit Kume, prokuroria thekson se ai duke dashur të ndihmojë për të shmangur nga përgjegjësia ligjore Ndrea Prendin e ka ndryshuar tytën e pistoletës me të eprorit.
Ndërkohë në lidhje me regjistrimet e kamerave të sigurisë së kryeministrisë, Prokuroria thekson se rezultojnë se kamerat ishin në gjendje pune dhe se personi nën hetim, Armando Kasaj, ka qëndruar në ambientet e Kryeministrisë pas orës 23.00 të datës 21 janar 2011 dhe dyshohet se ka fshirë të gjitha regjistrimet.
Ndërkohe prokuroria ka kundershtuar masën e arrestit shtëpiak dhe ka paralajmeruar apelimin e tij. Sipas kodit penal, apelimi mund te behet pas 10 ditesh nga dhenia e mases nga Gjykata.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Deklaratat e Ramës për 21 Janarin, Sequi nuk i komenton 21 Janari, filmimi me zë, “humbet” urdhri për të qëlluar