Kuvendi i PD-së, Berisha: Do luftojmë mafian dhe do mbrojmë votën e lirë

Ka nisur punimet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike.
Kreu i PD-së dhe njëherësh kryeministri i vendit, Sali Berisha tha se ky është Kuvendi i fitores historike. Ai cilësoi Partinë Demokratike si arkitekte të integrimit. "PD-ja do mbetet partia e të drejtave njerëzore", theksoi ai.
Berisha garantoi opozitën se do ketë hapësirën më të madhe në misionin e saj." I ofroj opozitës frymën e bashkëpunimit për reformat e mëdha. Paralajmëroj opozitën për lirinë. Hiqni dorë nga mentaliteti i etërve tuaj. Sot jemi gati për të mbrojtur votën e lirë", nënvizoi ai.
Sali Berisha pohoi se qeveria rriti buxhetin social, do vazhdojë rritjen e numrit të studentëve dhe do rrisë cilësinë e shërbimit shëndetësor. Në fjalën e tij, kryeministri theksoi se do të rrisë sërish rrogat dhe pensionet. "Brenda këtij mandati nuk do ketë shqiptar që nuk do marrë më pak se 2 dollarë në ditë", saktësoi ai. Edhe një herë, Berisha theksoi se kjo qeveri do të përdorë forcën e ligjit për të luftuar mafian. "Nëse mafia pushton rrugët e kryeqytetit, gllabëron prona publike në zemër të Tiranës, ligji dhe shteti nuk ekziston. Por nuk do tolerohet më mafia. Ndaj i bëj thirrje avoketërve të saj që t'i faktojnë shqiptarëve një rast të veprimit të njëanshëm, një rast të pallateve mbi rrugë e rrugica ndaj të cilave kjo qeveri do ketë përgjigje vetëm fadromat e ligjit", shtoi ai.
Numri 1 i qeverisë ka premtuar zhdukje të varfërisë brenda dy viteve. "Ne do të luftojmë varfërinë. Brenda dy viteve nuk do ketë më varfëri", theksoi ai.
Sekretari i përgjithshëm i partisë Ritvan Bode i cili është përgjegjës për komisionin e ndryshimeve statutore tha në fjalën e tij se PD-ja arriti të organizonte zgjedhjet që arritën të plotësonin standardet kryesore të vendosura nga ndërkombëtarët, ishin të lira e të ndershme.
Delegatët demokratë kanë miratuar me unanimitet statutin e ri të Partisë Demokratike i propozuar nga Bode.
1260 delegatë dhe delegate demokratë do të votojnë për të zgjedhur kreun e partisë së tyre, që sipas të gjitha gjasave do të rikonfirmohet lideri historik i kësaj partie Sali Berisha.