E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Mandatin e ardhshëm ndërtojmë rrugën e Arbrit

berishaKryeministri Sali Berisha prezantoi dje kandidatët për deputetë të Partisë Demokratike në qarkun e Dibrës. Në mitingun e organizuar në qytetin e Burrelit, kreu i qeverisë i është rikthyer edhe një herë vlerësimit të tij për figurën e Ahmet Zogut.
Ahmet Zogu
Ju i dhatë kombin mbretin e parë të shqiptarëve, ndërtuesin e shtetit të lirë shqiptar, burrin që konsolidoi pavarësinë e Shqipërisë dhe i dha asaj orientimin perëndimor. Mbretit Zog, birit tuaj të shquar dhe mbarë kombit mirënjohës për jetë të jetëve. Në 100 vjetorin e pavarësisë ai u rikthye në dheun e tij, u shpreh kryeministri Berisha. Në vijim, kryeministri renditi disa prej arritjeve kryesore të qeverisë në këto tetë vite ndërsa premtoi të tjera investime.
Rruga e Arbrit
Duke u ndalur tek mandati i tretë qeverisës, kryeministri Berisha premtoi ndërtimin e rrugës së Arbrit brenda katër viteve të ardhshme. Zotimi im solemn është ndërtimi i rrugës së Arbrit, rruga e dytë e kombit. Ne kemi ndërtuar mbi 10 mijë km rrugë. Matematika e mashtrimit thotë se në Shqipëri janë ndërtuar 1500 km rrugë. Vetëm Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka ndërtuar 1520 km rrugë. Fondi i zhvillimit të rajoneve që ndërton rrugët e fshatrave ka pasur një buxhet 3 herë më të madh se fondi shqiptar i zhvillimit kurse ministria e transportit ka pasur një buxhet 10 herë më të madh se fondi shqiptar i zhvillimit, deklaroi kryeministri Berisha. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë nuk i kurse as akuzat për kreun e PS-së, Edi Rama duke e akuzuar këtë të fundit se po mundohet të kthejë në pushtet neobllokmenët. Pse Edi Rama votoi kundër rritjes së rrogave dhe pensioneve, pse votoi kundër ndërtimit të rrugëve, pse Edi Rama votoi kundër fondeve për internetin në çdo shkollë, për rrugë që çojnë në zona turistike, kundër të gjitha ligjeve që duheshin për anëtarësim. Ai përpiqet të kthejë neobllokmenët në pushtet. Ata po luftojnë të kthejnë në piedestal etërit shpirtërorë, përfundoi kryeministri Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›