Berisha: Kemi përgjysmuar ryshfetin në shëndetësi, në përceptim, jo në realitet

Task-Force për reformën në shëndetësi
Kreu i qeverisë Sali Berisha siç bën thuajse çdo javë në ditët pushim, ka mbajtur edhe sot një takim me Task-Forcën e Shëndetësisë. Në takimin e ekipit special për reformën në shëndetësi janë shqyrtuar hapat e ndërmarra.
Që në fillim të fjalës së tij, Berisha u shpreh se në disa ndër treguesit me themelore të shëndetit të një vendi, ne renditemi në grupin e vendeve të zhvilluara. Për këtë kryeministri iu referua treguesve për vdekshmërinë e popullatës dhe vdekshmërinë foshnjore.
Shqipëria sot arriti të ketë vdekshmëri foshnjore një shifrore, Shqipëria sot arriti të ketë vdekshmëri amtare në një nga nivelet më të ulëta, Shqipëria sot qëndron në krye të të gjithë vendeve ish komuniste për vdekshmërinë e të rriturve më të ulët. Ka një studim më konsumuesi, i cili ka studiuar vdekshmërinë nga viti 70 deri në 2010. Ne jemi afër portugezëve. Natyrisht vendet perëndimore e kanë më të ulët, vendet anëtare të BE, si Franca , Gjermania, etj e kanë më të ultin, tha Berisha.
Përveç kësaj, Berisha tha se në sektorin e shëndetësisë është përgjysmuar ryshfeti, megjithëse shtoi ai kjo tregohet vetëm nga përceptimi, jo realiteti. Studime të besueshme të opinioneve faktojnë më shumë se përgjysmim, qartësisht më tepër se përgjysmim të ryshfetit. Tjetër gjë është opinioni, pasi ka një diskordancë të madhe mes perceptimit dhe realitetit, u shpreh kreu i qeverisë në mbledhjen e Task-Forcës. /F.S/