Berisha Maxhoranca pa imunitet. 8 Majin nuk ka force qe e shtyn

Kryeministri Sali Berisha ishte i pari nga maxhoranca që firmosi deklaratën për kufizimin e imunitetit, sapo nisma u prezantua në mbledhjen e grupit te deputetëve demokrat, dhe pritet të miratohet në parlament. Nisma në formën e projektvendimit do të adoptohet në rregulloren e kuvendit, dhe synon kufizimin e imunitetit të deputëteve për rastet e kurrupsionit. Kryeministri vlerësoi nismën ndërsa akuzoi kryeprokuroen për njëanshmëri.
“Ne sërish japim shembullin dhe e bëjmë këtë, në një kohë kur kemi përballë një prokurori, që fle mbi qindra e qindra dosje të ish qeverisë së mëparshme dhe qeveritarëve vendor socialistë dhe ka hapur qindra çështje penale, ndaj qeverisë dhe administratës aktuale, për të cilat unë e falënderoj. Ndonëse, njëanësia e saj është shërbimi më i keq, që ajo i bënë zbatimit të ligjit, por dhe opozitës shqiptarë” tha Berisha.
Para deputetëve deputetëve demokrat zoti Berisha adresoi akuza ndaj prokurorisë edhe per hetimet e 21 janarit.
“Në një kohë kur mbrojtësit penalizohen pa asnjë fakt organizatorët e mercenarëve bashibuzukve drekojnë dhe darkojnë me prokuroret e hetimit” tha Berisha.
Pak ditë para protestës së opozitës, kreu i qeverisë theksoi se askush nuk do të mund të cënoj rendin kushtetues
“Garantojmë qytetarët shqiptarë se asnjë aventurier, asnjë Haxhi Qamil, kurkush nuk do mund të mposhtë institucionet e këtij vendi të lirë” tha Berisha.
Procesi i 8 majit nuk do të shtyhet tha kreu i maxhorancës, ndërsa theksoi se edi rama po kërkon ta zvarrisë së në 2007
“Zgjedhjet do të bëhen më 8 maj dhe nuk do të ketë forcë që do mund t’i zhvendosë ato” tha Berisha.
Ai ka garantuar se do të bëhën të gjitha përpjekjet që procesi i zgjedhor i 8 majit të jetë sipas standardeve ndërkombëtare, i lire dhe i drejtë.
Taulanta Boja