E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhe- Vau i Dejes grabisin muret

Rruga Lezhë Vau i Dejës e inaguruar në nëntor të vitit 2010 vazhdon të dëmtohet, përvec sinjalistikës për të disatën herë vidhen në kohë rekord pas vendosjes mbrojtëset anësore të rrugës dhe kryesisht në ura.ky fenomen vërehet në vazhdimësi, hera e parë që u konstatua ishte para inagurimit të rrugë , por edhe pse të zëvendësuara disa herë mbrojtëset vendosen ditën nga ndërmarrja e mirëmbajtjkes së rrugëve dhe vidhen natën për tu shitur për skrap.

Sinjalistika dhe mbrojtëset metalike janë dy elemente që ndikojnë drejperdrejt në parandalimin e aksienteve rrugore por që po bëhet e pamundur për ti mbajtur ato në funksionim. Rruga Lezhë –Vau i Dejës është 34 km e gjatë dhe i shërben mbi 30 mijë banorëve të Komunave Kallmet,Blinisht  dhe Zadrimë.Edhe pse ky fenomen është kthyer në shqetësim për drejtuesit e automjeteve dhe banorëve të zonës deri tani asnjë person nuk është ndaluar megjithë shërbimet 24 orëshe të policisë rrugore në këtë aks.

Lindita Kokaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›