Kosove arrihet marreveshja per koalicionin PDK- AKR. Behgjet Pacolli president

Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur të plotësojë kushtin e Aleancës Kosova e Re për formimin e qeverisë së re, pasi ka pranuar të votojë liderin e AKR-së si president të ardhshëm të Kosovës. Këshilli Drejtues i PDK-së, instance më e lartë e partisë, pas një mbledhje që ka zgjatur mbi pesë orë dhe e cila është përshkruar me debate dhe tensione, ka vendosur në fund që të pranojë kushtin e AKR-së.
Kërkesa fillestare e PDK-së për të mbajtur për vete dy postet kryesore atë të kryeministrit dhe presidentit bëri që negociatat të bllokohen për disa ditë rresht, pasi AKR ishte e vendosur të kishte postin e presidentit ose do të qëndronte në opozitë. Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuqi tha se PDK do të mbajë për vete postin e Kryeministrit dhe të Kryetarit të Kuvendit.
“PDK ka vendosur që të hyjë në koalicion me AKR, që pozitat kryesore të ndahen. Pozita e presidentit t’i takojë AKR-së, ndërsa për vendimet tjera për ndarjen e ministrive do të negociohen në mes të kryesisë së PDK-së dhe kryesisë së AKR-së” tha Kuqi.
Firmosja e marrëveshjes së koalicionit pritet të bëhet shpejt, ndoshta edhe gjatë ditës së martë kur pritet të takohen grupet negociuese të PDK-së dhe AKR-së për të negociuar edhe ndarjen e ministrive.
PDK krahas postit të kryeministrit dhe kryetarit të Kuvendit do të mbajë për vete sipas të gjitha gjasave dhe tetë ministri, AKR pritet të ketë 4 deri në 5 ministri dhe postin e një zëvendëskryeministri ndërsa dy ministri do ti takojnë pakicës serbe dhe pakicave të tjera që bashkërisht përbëjnë një grup parlamentar. Një ministri ose posti i zëvendëskryeministrit është përfolur edhe për Listën Ibrahim Rugova e cila ka një deputet.
Koalicioni do të përbëhet nga PDK me 34 deputetë, AKR me 8, minoritetet me 20 ose 21 dhe Lista Ibrahim Rugova me një deputet, gjithsej 64 deputetë.
Përballë do të ketë një opozitë të fortë me mbi 55 deputetë të përbërë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosja dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës të cilat refuzuan një koalicion me PDK-në.
Bul Salihu Azhornuar së fundi ( e hënë , 14 shkurt 2011 )