E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet drejt Italise Xhuzepe Simoneli

Nen masa te larta sigurie u shoqerua nga burgu 313 drejt Aeroportit te Rinasit per tiu dorezuar drejtesise italiane Xhuzepe Simoneli. Simoneli njeri prej krereve te organizates mafioze kalabreze Ndrageta u ekstradua gjate dites se djeshme drejt Italise. Simoneli u arrestua nga policia shqiptare ne muajin gusht ne qytetin e Vlores ne kuader te nje operacioni nderkombetar ku perfshiheshin Shtetet e Bashkuara Kolumbia Spanja Italia dhe Shqiperia. Sipas Prokurorise se Bolonjes 32-vjecari akuzohet per kontrabanden e nje sasie prej 1600 kilograme kokaine qe do te mberrinte ne Itali nga vendet e Amerikes se Jugut. Sipas hetimeve te bera nga DEA amerikane dhe Prokuroria e Bolonjes ne Itali Simoneli ka luajtur rolin kyc te nderlidhjes dhe gjetjes se rrugeve te bashkepunimit mes boseve te kartelit ne Kolumbi dhe boseve te tij italiane qe drejtojne organizaten Ndrageta. Xhuzepe Simoneli eshte pjese e nje grupi italianesh te ndjekur nga antidroga amerikane DEA te akuzuar per trafikim nderkombetar te kokaines nga vendet e Amerikes Latine dhe te Amerikes Qendrore ne drejtim te Italise.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›