E Shtunë, 31 Tetor 2026

Breket informale te qeverise

Dhjetera tregtare te tregu i lire prane Medresese ia hodhen paq edhe kete radhe do te vijojne te shesin breke dhe mallra te tjera pa leshuar fatura tatimore. Ata dolen te fituar nga beteja me qeverine dhe kasat fiskale nuk do te aplikohen per ta te pakten jo tani ose nese po jo ne kete menyre si eshte vepruar dhe po veprohet me grupet e tjera te bizneseve mbi 100 mije sipas Ministrise se Financave. Pertej gezimit te nje grupi te vogel brekeshitesish te Medreseja eshte trishtimi per nje vend qe nuk do te behet kurre si simotrat ne rajon pa folur per me tutje. Qeveria u dorezua per te treten here brenda 16 viteve jo sepse ata kane te drejte ne kerkesen per te mos u pajisur me kasa fiskale por se e zune qeverine ne flagrance duke vjedhur me cmimin stratosferik te kasave ashtu si ne heret e shkuara kur u zu me breket e informalitetit neper kembe kur bente masakren e Gerdecit apo rrugen e Kombit apo edhe kur shperndante licenca koncesionesh per keshilltaret dhe ministrat e qeverise.


Dhe kjo ndodhi paraditen e te premtes ne zyren e ministrit te Financave. Nje dite me pas permes nje thirrjeje per shtyp drejtuar biznesmeneve ministri Bode deklaroi se procesi do te jete i pandalshem se kostoja e kasave do te perfshihet ne taksat qe do te paguajne do tu quhet shpenzim i zbritshem ose zbritje taksash te drejtperdrejta se investigimi i cmimit te kasave do te jete nje proces publik dhe transparent duke ftuar biznesin qe te vijoje pajisjen me kasa kundrejt te gjithe parametrave dhe afateve te percaktuara ligjerisht.


Ne fakt qeveria nuk eshte vonuar dhe pritet ta coje ne parlament nje VKM tjeter qe cmimi abuziv i kasave fiskale te paguhet me parate qe bizneset do te japin per llogari te pushtetit vendor pra kuleta e qeverise Berisha nuk do te cenohet dhe superfitimi i siguruar nga procesi i pajisjes me kasa fiskale te mbi 100 mije bizneseve eshte i garantuar. Ne kete afere korruptive kasash te humbur jane shqiptaret dhe Shqiperia e cila ende nuk po implementon as ato reforma te thjeshta te ekonomise se tregut sic jane kasat tatimore. E fituar eshte vetem qeveria qe perballe kusarise se radhes shoi edhe zemeraten e nje grupi tregtaresh te cilet ne fund te fundit jane edhe votuesit e neserm te zgjedhjeve vendore.


I humbur eshte shteti ligjor dhe qytetaret e tjere te cilet duhet te ishin te barabarte para ligjit sic e garanton edhe Kushtetuta e Republikes se Shqiperise. Ne shtetin antiligjor te implementuar nga qeverite e Shqiperise nje pjese paguan edhe per ata qe nuk paguajne. Ne rastin e kasave fiskale qindra-mijera tregtare jane te detyruar nen forcen e ligjit qe te blejne kasat fiskale me cmime abuzive ndersa nje pjese tjeter nuk do ti nenshtrohen ketij sanksioni ligjor.


Keshtu edhe ne raste te tjera kur shteti te kerkon te paguash ne emer te ligjit. Pak vite me pare por mund te ndodhe serish shteti falimentoi para banoreve te zones informale ne Bathore per te vjele faturat e prapambetura te energjise elektrike. Konfrontimi me policine ishte po aq i dhunshem sa dhe vendosmeria e banoreve per te mos paguar asnje qindarke per llogari te kompanise shteterore. Keshtu kane bere ata historikisht me cdo nisme qeveritare per ti detyruar qe te paguajne detyrimet ligjore. Dhe ne cdo rast qeveria eshte terhequr duke i dhene krahe anarkise antiligjit dhe duke ia faturuar pjesen e munguar te taksave te mbledhura mbi pjesen qe paguan historikisht te gjitha taksat.


Ky handikap antiligjor ku ai qe paguan paguan edhe per ate qe nuk paguan ishte edhe alibia me e forte e drejtorit te CEZ dy dite me pare per te rritur serish cmimin e energjise elektrike per konsumatoret familjare deri ne masen 30 per qind. Kur kompania ceke qe menaxhon shperndarjen e energjise te konsumatori vendosi rritjen e cmimit nje vit me pare humbjet nga mosfaturimi dhe mosarketimi kishin qene me te larta se ci kishte trasheguar nga KESH-i. Duke e kuptuar se ne kete vend operohet me dy standarde duke mos prekur fitimin e pritshem pronaret e CEZ vendosen te propozojne rritjen e cmimit serish sepse keshtu merret pjesa e atyre qe nuk paguajne energjine e konsumuar pra duke ua mbivendosur mbi shpatulla atyre qe perhere kane paguar. Nuk eshte cudi qe ERE te miratoje rritjen e propozuar nga CEZ por edhe nga KESH sepse edhe qeveria ka nje pakete aksionesh bashke me kompanine ceke dhe I intereson qe te mos kete asnje firo nga fitimet e planifikuara. Po keshtu ndodh edhe me cmimin e telefonise fikse te rritur ne menyre te paargumentuar ujit te pijshem po ashtu te shtrenjtuar ne menyre abuzive per te njejtin mall dhe me te njejten cilesi sherbimi.
Nuk eshte e veshtire te kuptohet se pas reformave te qeverise per shtetin ligjor fshihet edhe kriza e madhe e likuiditeteve. Financat e qeverise jane ende me breke neper kembe pas atij viti te cmendur elektoral ku u bene rrush e kumbulla qindra milionet e buxhetit per te rrembyer nje mandat te dyte qeverises pas asaj krize financiare qe prej dy vitesh eshte ulur kembekryq mes shqiptareve ndersa qeveria flet per suksese ekonomike panevropiane.


Dy dite me pare shitesit e brekeve ne Tirane dolen te fituar nga nje beteje ku humbi shteti ligjor. Por dhane nje leksion te madh per popullin me te fjetur dhe me te nenshtruar te Evropes Juglindore me protesta fiton edhe kur nuk ke te drejte jo me kur te kane rene ne qafe dhe te kercenojne edhe me mohimin e bukes se gojes sic po ndodh me shumicen e shqiptareve ne vjeshten e vitit 2010.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›