E Diel, 1 Nëntor 2026

Bujar Nishani Opozita demton permiresimin e funksionimit te institucioneve

26-09-2010 / Gazeta 55

Gjykata Administrative nisma qe mbahet pezull nga mungesa e konsensusit te PS-se

Ministri i Drejtesise Bujar Nishani kerkon konsensusin e opozites per miratimin ne Kuvend te ligjit Per Gjykaten Administrative. Duke marre shkas nga roli bllokues i pakices ne parlament i cili njeherazi ka shkaktuar edhe mbajtjen pezull te nismes per ngritjen e ligjit Nishani ne rolin e nismetarit te ligjit vuri ne dukje se opozita po demton interesin publik.
Ka qartazi nje qendrim bllokues teresisht partiak nga ana e opozites qe fatkeqesisht demton interesin publik demton permiresimin e funksionimit te institucioneve dhe nuk ka asnje arsye as dokument ligjor dhe as akt juridik- u shpreh Nishani.
Prej me shume se nje viti mazhoranca kerkon miratimin e ligjit per ngritjen dhe funksionimin e Gjykates Administrative dhe e ka cuar ate disa here per miratim ne parlament.
Por votimi i ketij ligji eshte refuzuar vazhdimisht nga opozita pavaresisht thirrjeve te biznesit dhe eksperteve te ekonomise per domosdoshmerine e ngritjes se kesaj gjykate.
Si rrallehere shqetesim per mbajtjen peng te ligjit shprehu edhe nenkryetari i KLD-se Kreshnik Spahiu. Sipas tij ngritja e Gjykates Administrative mbahet peng nga interesa te ngushta te politikes. Ai theksoi se qendrimi i opozites ka bere qe drafti te mos hidhet ne shqyrtim te Kuvend dhe as te mos miratohet me konsensusin e paleve. Ligji per Gjykaten Administrative eshte konsideruar si nje ligj i rendesishem nga opinioni i bizneseve dhe njeherazi si rregullator ndermjet privateve apo individeve dhe shtetit per ceshtje te caktuara problematike.

Transparenca ne gjyqesor Nishani Akses te vecante publikut dhe medias/Ministri i Drejtesise Bujar Nishani prezantoi dje draft rregulloren Per marredhenien e Gjykates me publikun. Rregullorja e re e cila percakton kriteret e qarta te marredhenies se Gjykates me publikun median etj eshte hartuar nga ministria e Drejtesise ne bashkepunim me Institutin per Studime Publike dhe Ligjore si pjese e shoqerise civile ne kuader te rritjes se transparences se sistemit te drejtesise.
Gjate prezantimit te rregullores ministri Nishani tha se thelbi i dokumenti dhe objekti i tij eshte i rendesishem pasi ka te beje me rregullimin e marredhenies se Gjykates me publikun. Ministri Nishani shprehu rendesine e draftit ne rritjen e transparences per publikun dhe median duke theksuar si element te rendesishem te rregullores rritjen e aksesit te publikut dhe medias ne pushtetin gjyqesor
Drafti eshte kontribut i drejtperdrejt per rritjen e transparences qe ka te beje me ofrimin e informacionit aksesin e publikut ne punen e Gjykates aksesin e cdo individi jo thjesht per te qene i barabarte ne nje proces gjyqesor por per tu njohur ne teresi dhe ne detaje me te gjithe proceduren gjyqesore te vete ceshtjes qe eshte interesuar. Por padyshim do jete ne sherbim edhe te nje prej pushteteve te rendesishme ne nje shoqeri demokratike sic eshte media.
Ndaj sot ne ofrojme nje instrument akoma me te konsoliduar medias e cila permes hapesires dhe transparences do te kete te gjithe aksesin e nevojshem dhe ligjor dhe te rregulluar tashme ne akte ne veprimtarine e gjykatave- tha Nishani.
Sipas tij dokumenti eshte kontribut i rendesishem edhe per administraten gjyqesore si dhe do tu vije ne ndihme gjyqtareve e drejtueseve te gjykatave qe pervec angazhimeve profesionale kane barren e menaxhimit dhe ofrimit te sherbimeve te tjera qe duhet ti ofrojne publikut. Permes konsolidimit te ketyre instrumenteve besoj qe konsolidojme nje element te rendesishem te transparences me publikun vuri ne dukje ministri Nishani.
Ai shprehu falenderime per kontributin e dhene nga shoqeria civile ne hartimin e ketij drafti si dhe e siguroi ate per bashkepunim te vazhdueshem ne te ardhmen me ministrine. Ministria e Drejtesise ka percaktuar si metode te punes se saj bashkepunimin e ngushte konsultativ dhe ate te bashkerendimit e te hartimit te legjislacionit me organizatat jo qeveritare. Kapacitet ne shoqerine civile jane te shumta ndaj do te perfitoja nga rasti per te shprehur mirenjohjen per ata qe angazhohen ne kete bashkepunim- tha me tej ministri i Drejtesise Bujar Nishani.
Draft rregullorja e marredhenies se Gjykates me Publikun pritet se shpejti te kthehet ne nje akt ligjor.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›