E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta ne Berat Nuk jemi force politike e konjukturave te castit

Takim ne qarkun bastion

Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta ka qene pasditen e djeshme ne qytetin e Beratit ku ka bere nje takim me anetaret dhe simpatizantet e kesaj partie. I shoqeruar nga deputeti i LSI-se ne Qarkun e Beratit Nasip Naco dhe ministri i Shendetesise Petrit Vasili kryetari i LSI-se Ilir Meta mberriti ne kete qytet rreth ores 1700 ku eshte takuar me anetare dhe simpatizante te kesaj partie. Kryetari i LSI-se ne fjalen e tij perpara anetaresise nuk eshte ndalur ne situaten politike ne vend dhe akuzat e ngritura se fundmi ndaj tij nga Dritan Prifti por ka vleresuar kontributin e LSI-se per liberalizimin e vizave dhe integrimin e vendit. Meta u shpreh ne fjalen e tij se kontributi i tij ne Ministrine e Jashtme kishte bere qe te takohej me rralle me anetaret e kesaj partie. Tashme ka ardhur koha qe te takohemi me njeri-tjetrin por dhe te bejme me shume per qytetin Qarkun e Beratit dhe gjithe kete popull te mrekullueshem dhe punetor tha Meta. Mungesa ka qene reciproke por une ju siguroj se ka qene e domosdoshme per interesa edhe me te medha sesa ato thjesht afatshkurta te LSI-se u shpreh Meta. Kontributi qe LSI ka dhene per stabilitetin dhe integrimin e vendit ka qene shume i rendesishem jo vetem per te pershpejtuar procese te rendesishme integruese por mbi te gjitha per te realizuar objektivin me te madh afatshkurter qe ne kemi shpallur para zgjedhjeve te 28 qershorit per liberalizimin e vizave. Une jam krenar si zevendeskryeminister dhe si minister i Jashtem si pergjegjes per koordinimin e gjithe detyrimeve te Shqiperise per te mundesuar liberalizuam e vizave vijoi Meta. LSI ka treguar se ne nuk jemi nje force politike e konjukturave te castit jemi nje force politike e cila ne qendren e vendimeve te saj kushtezohet nga dy elemente interesat e vendit dhe integrim europian perfundoi fjalen tij ne Berat Meta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›