Meta I njohim kontributet e gjithsecilit ne LSI
Ne nje interviste per gazeten Shqip kryetari i LSI-se Ilir Meta ndersa ka folur per nje ristrukturim te partise ka lene te kuptohet se mund te kete nje bashkejetese mes tij dhe Priftit te pakten deri ne zgjedhjet lokale te 8 majit. Sikunder edhe ne takimin e zhvilluar Meta i ka kursyer komentet per akuzat e Dritan Priftit madje eshte munduar te mbaje nje qendrim pozitiv duke permendur kontributet e njerezve ne LSI qe sipas tij gjithnje do te vleresohen.
Zoti Meta sot ju zhvilluat nje takim te papritur me bazen e partise qe drejtoni. Ka qene ne qender te tij dhenia e ndonje vendimi lidhur me ekzistencen ne te ardhmen brenda partise e Dritan Priftit
Ne radhe te pare ne jemi ketu per te dhene mesazhin e nje stadi te ri ku po hyn Levizja Socialiste per Integrim ne te gjithe procesin e ristrukturimit te saj ne funksion te nje perfaqesimi jo vetem sa me efikas ne qeverisje por te nje ridimensionimi te vete forces politike te strukturave te saj te riperteritjes se ketyre forumeve permes zgjedhjeve sikurse ndodhi sot ne Tirane. Shume shpejt kjo gje do te ndodhe edhe ne Fier dhe ne qytete dhe qarqe te tjera kryesore dhe prioritare per Levizjen Socialiste per Integrim. Une jam shume i kenaqur per solidaritetin qe gjej ketu ne emer te LSI-se pikerisht per kete politike qe synon forcimin e LSI-se te strukturave te saj e ne kete drejtim edhe te nje raporti me te ngushte te ketyre strukturave me perfaqesuesit e saj ne qeverisjen e te gjitha niveleve gje qe jam i bindur se do ti jape rezultatet e saj shume pozitive ne radhe te pare ne takimin e pare elektoral qe me i afert eshte ai i 8 majit.
Problemi i Dritan Priftit eshte dhe do te jete nje ceshtje ne LSI Do te jete me anetar i LSI-se Prifti apo jo
Kjo nuk eshte nje pyetje qe me takon mua sepse nuk jam une ai qe shpall anetaresimin e dikujt ne LSI. Edhe nje here dua te theksoj se Levizja Socialiste eshte nje force per integrim eshte nje force e hapur eshte nje force demokratike eshte nje force e cila njeh kontributet e gjithsecilit dhe kete do te vazhdoje ta beje edhe ne te ardhmen.
Ne opinionin tuaj cili ka qene reagimi i anetareve te LSI-se ne kete mbledhje te zhvilluar mbremjen e se dieles kaq papritur
Kjo nuk ka qene nje mbledhje per individe te caktuar. Kjo eshte nje mbledhje qe do te pasohet nga shume te tjera per nje kohe relativisht te gjate. Ky forum per te cilin ju flisni eshte i rendesishem ne funksion te objektivave te aferta te LSI-se.
Ate pozicionim kunder jush te cilin e ka marre sot Dritan Prifti pothuaj nje vit e dy muaj me pare e paralajmeruan ata anetare te LSI-se qe u shkeputen. Fjala eshte per rezultatin e dobet te zgjedhjeve qe Prifti ua faturoi te larguarve sic eshte edhe zoti Bardhi Meli. Eumlshte koha per reflektim nga ana juaj Ka koment sot nga ana juaj per nje situate e tille
Ne shohim perpara perpara eshte 8 maji. Eumlshte nje dite kjo pranverore dhe keshtu do te jete edhe per rezultatin e LSI-se pavaresisht asaj qe ndodh sot.
Prifti eshte pozicionuar kunder jush. A nuk eshte non sens qendrimi i tij ne parti... Baza e partise ketu ne Fier ende e perkrah ate.
LSI do te kete rezultatin me te mire te arritur qe nga krijimi i saj ne Qarkun e Fierit dhe garanci per kete jane keta njerez ketu te cilet kane kohe qe kontribuojne dhe absolutisht do te kete zgjerim dhe riperteritje te LSI-se ne Fier dhe gjithe Shqiperine.