Basha me ambasadoret Prioriteti yne permiresimi i cilesise se jetes se qytetareve
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, z.Lulzim Basha priti sot, ambasadorin e Turqisë në Shqipëri, zotin Hasan S. Asan. Ambasadori turk uroi z.Basha për detyrën dhe i shprehu mbështetjen e qeverisë së tij, për të bashkëpunuar me Bashkinë e Tiranës.
Z.Basha e informoi ambasadorin turk, mbi prioritetet e administratës së tij dhe projektet që ka Bashkia, për të përmirësuar cilësinë e jetës në Tiranë.
Basha dhe Asan biseduan edhe për projekte konkrete, lidhur me hapësirat publike.
Kryetari i Bashkisë, Basha pret ambasadoren e Francës në Tiranë
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, z.Lulzim Basha priti sot ambasadoren e Francës në Tiranë, zonjën Maryse Daviet.
Ambasadorja e Francës e uroi z.Basha për detyrën e kryebashkiakut, dhe i shprehu gatishmërinë e qeverisë së saj, për të ndihmuar dhe mbështetur Bashkinë e Tiranës. Zoti Basha ndau pikëpamjet e tij, mbi administrimin e qytetit me zonjën Daviet dhe e informoi mbi prioritetet e administratës, për zgjidhjen e problemeve dhe shqetësimeve që kanë qytetarët.
Z.Basha e falenderoi ambasadoren franceze, për ofrimin e bashkëpunimit dhe shprehu vullnetin për të rritur dhe forcuar projektet e përbashkëta, në funksion të qytetit dhe shërbimit ndaj qytetarëve.