E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shperthim ne nje lokal ne Vlore

Tritoli trondit sërish Vlorën në të njëjtën zonë ku një javë më parë humbi jetën një person si pasojë e aktivizimit të një sasie tjetër tritoli.Këtë herë shpërthimi ka ndodhur në një lokal të zonës në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Për pasojë janë shkatërruar të gjitha pajisjet e lokalit si dhe të ndërtesave pranë, por fatmirësisht, pa shkaktuar dëme në njerëz.

Grupi hetimor ka mbledhur provat në vendin e shpërthimit dhe po heton për sasinë e lëndës plasëse, që është përdorur si dhe për autorët e mundëshëm të vënies së tij. Ndërkohë që pronarët e lokalit përjashtojnë konfliktet personale si arsyen e këtij shpërthimi duke nxjerrë konkurencën, si shkak të  ngjarjes. Policia nuk ka dhënë një version zyrtar për arsyen e këtij shpërthimi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›