E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarandë, në flakë banesat e fshatit Dhivërr

SARANDË- Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mesditën e sotme rreth orës 13:30 në fshatin Dhivërr të Sarandës. Ngjarja bëhet tepër e rëndë pasi flakët e zjarrit kanë arritur të përfshijnë edhe banesat. Nuk raportohet për viktima.

Korrespondenti i Sarandës Andrea Kola deklaron se në vendngjarje po punojnë për shuarjen e flakëve zjarrfikëset e ardhura nga Saranda e Delvina, por pa mundur të neutralizojnë flakët.

Për pasojë është kërkuar ndihma e shtetit fqinjë Greqisë. Mësohet se homologët grekë të Savajës kanë nisur dy zjarrëfikëse me 12 persona drejt Sarandës.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›