Berisha Mbi Shqiperia sot Rama synon ndertimin e pallateve

Nje vit i mbare qeverisjeje Kryeministrit Sali Berisha i sherbeu mbreme si mbrojtja me e mire per te rrezuar me argumente akuzat e diteve te fundit te opozites per korrupsion. Gjate nje analize per nje vit qeverisje ne Opinion z. Berisha zbardhi projektet e reja pergjate 3 viteve te ardhshme. Por ai u ndal gjate ne akuzat qe opozita i ka drejtuar mazhorances qeverisese per perfshirje ne korrupsion. Kryeministri Sali Berisha iu pergjigj njera pas tjetres te gjitha akuzave te ngritura nga PS-ja qe nga privatizimi i Shqiperia sot per te cilen ai tha se Rama synon ndertimin e pallateve deri tek projekti i liqenit. Per kete te fundit Berisha shprehu besimin se prokuroria do te beje transparencen me te mire.
Per ceshtjen e ish-ekspozites Rama e ka hallin e pallateve qe mund te ndertoje nuk ka hallin e Top Channel. U kemi shitur pronareve toke shteterore. Kete e parashikon ligji. Nese 70 per qind eshte prone private 30-perqindeshi u shitet pronareve. E ka votuar edhe PS-ja. Nuk eshte dhene asnje meter katror jashte ligjit. Te drejten e parablerjes e ka pronari. Pronari kryesor eshte nje i aferm i nje eksponenti te majte. Por nuk ka patur ngjyra politike nga ana jone - deklaroi z. Berisha. Kurse per rastin e projektit te liqenit Berisha u shpreh Ndertuesit kane zero marreveshje me qeverine ata kane kontrata me pronaret e tokes. Me kete ceshtje po merret prokuroria dhe kam bindjen se kesaj ceshtjeje do ti shkohet deri ne fund. Ky eshte rasti me i kristalte i 20-perqindeshit. Nuk dyshoj tek prokuroria. Kam besim per transparencen qe organi i akuzes do te beje.
Kryeministri Sali Berisha u ndal gjate edhe tek akuzat qe i jane bere partnerit te znj. Albana Vokshi dhe bashkeshortit te Rajmonda Bulkut. Ne rastin e pare Berisha sqaroi se Vokshi nuk kishte asnje detyrim qe te deklaronte pasurine e partnerit pasi nje gje te tille nuk e parashikon ligji. Ne kete rast Berisha ftoi kryetarin e PS-se qe te behej pjese e ndryshimit te ligjit amendimit te tij ku te perfshiheshin ne ligj edhe deklaratat e partnereve.
Ceshtja e partnerit eshte shume e hershme ligji aktual nuk perfshin deklarimin e partnerit. Nuk mund te perdoren dy standarde morale. Ramen e ftoj qe ta fuse ne deklarate edhe partnerin. Z. Rama i cili eshte stili i partnerit le ta kerkoje nje gje te tille. Kjo te filloje pikerisht me Ramen. Le ta ndryshojme ligjin ta amendojme dhe te hapin rubriken e formularit te deklarimit qe te perfshihen dhe pasurite e partnerit - theksoi z. Berisha. Kurse per akuzat e ngritura ndaj bashkeshortit te deputetes Rajmonda Bulku Kryeministri kerkoi me shume kujdes ne kete rast pasi ne familjen e Fatos Pashkos u themelua pluralizmi ne Shqiperi. Kreu i qeverise foli edhe per situaten politike ne vend zgjidhjen kushtetuese te saj ndersa mohoi ne menyre kategorike zerat se ka bere nje marreveshje te fshehte me Edi Ramen per zgjedhjet.
Une nuk kam bere asnje marreveshje me Ramen as per zgjedhjet dhe as per liqenin - deklaroi z. Berisha. Per sa i perket kandidatit te ardhshem te PD-se per Bashkine e Tiranes Berisha pa dashur te zbuloje emrin konkret tha Eumlshte nje e vertete qe do te kete nje kandidat shume te fuqishem qe do te perzgjidhet nga strukturat e PD-se. Nuk kam emer per te permendur.