Integrimi Berisha Greqia jo bllokuese por nxitese e procesit

Per Kryeministrin Sali Berisha Greqia nuk do te jete bllokuese por nxitese e procesit te integrimit te Shqiperise. Pas kercenimit te Kryeministrit grek Papandreu per procesin integrues te Shqiperise nese preket minoriteti grek ne vend Kryeministri Berisha reagoi dje nga Brukseli duke thene se nje gje e tille nuk mund te ndodhe.Nuk mendoj se Greqia do te bllokoje dhe do te mbaje qendrime bllokuese ndaj qendrimeve integruese - tha Berisha. Kryeministrit i eshte sjelle ne vemendje se Greqia aktualisht po bllokon Maqedonine por ai tha se mes dy vendeve te rajonit ka nje problem te zgjatur duke theksuar se Greqia ka qene nje faktor qe ka nxitur proceset integruese rajonale duke kujtuar edhe samitin e Selanikut ku sipas tij eshte bere deklarata me mbeshtetese.I pyetur per viziten e kreut te PBDNJ-se Vangjel Dule dhe kreut te OMONIA-s Vasil Bollano ne Athine dhe akuzave te ngritura prej tyre se njerez me pushtet perpiqen tu marrin tokat minoritareve Kryeministri Berisha u pergjigj Ata jane dy perfaqesues te forcave politike. Deklaratat pa fakte mbeten ne fushen e retorikes.Duke folur per Himaren Berisha nder te tjera tha Dygjuhesia ne ate qytet eshte realitet e banoret atje ndoshta kane edhe dy shekuj qe flasin edhe greqisht. Mbi kete baze i eshte njohur e drejta si minoritet dhe atje ka pasur prej kohesh nje shkolle.