Ligji per pronat opozita braktis votimin

Berisha Qendrimi i PS-se kunder pronareve te vertete
Ligji i pronave i kthyer mbrapsht nga Presidenti i Republikes Bamir Topi ka sjelle debate te forta ne Parlament. Pas akuzave te ndersjella mes mazhorances dhe opozites socialistet kane vendosur te braktisin sallen e Kuvendit duke bojkotuar votimin e ketij dekreti por dhe te te gjitha projektligjeve te tjera te percaktuara ne rendin e dites. Ndersa deputetet e opozites kane braktisur para pak minutash sallen e seancave plenare deputetet e mazhorances me 72 vota pro asnje kunder dhe vetem 1 abstenim kane votuar propozimin e Komisionit te ligjeve per te rrezuar dekretin e Topit duke lene ligjin ne fuqi pa asnje ndryshim. Ky ligj iu kthye mbrapsht per rishikim Kuvendit nga ana e Presidentit te Republikes para pak ditesh ndersa ai duket se per nje veprim te tille ka gjetur mbeshtetjen e deputeteve te opozites te cilet gjithashtu e kane kundershtuar kete ligj te propozuar nga mazhoranca.
Berisha
Kryeministri Berisha i beri thirrje opozites qe te votonte ligjin per kthimin dhe kompensimin e pronave duke theksuar se ky ligj djeg pronaret e jashteligjshem. Duke folur ne seancen plenare ku u diskutua ligji per pronen Kryeministri Berisha theksoi se nje numer i madh pushtetaresh kane grabitur pronat e pronareve nepermjet korrupsionit dhe shperdorimit te pushtetit dhe ky ligj eshte kunder ketyre pushtetareve. Sipas tij ligji nuk eshte e rastit klithma e ketyre diteve per kete ligj se beteja per pronen eshte beteja per sistemin. Ky ligj u djeg vetem atyre qe kane pervetesuar pronat e te tjereve - theksoi Berisha duke shtuar se ata qe kane grabitur pronat do te marrin pergjigjen ligjore. Duke iu drejtuar deputeteve te opozites Kryeministri Berisha theksoi se ata kembengulin qe te mos e miratojne ligjin per pronen pasi fshehin prapa gjithe tokat e grabitura. Une e kuptoj se ju fshihni prapa gjithe hipoteken por ju them ju se ata qe kane grabitur pronat do te marrin pergjigjen ligjore. Ju nuk doni ta miratoni pasi ju imponon hipoteka juaj - iu drejtua Kryeministri deputeteve te opozites. Sipas tij ish-pronaret pane gjate gjithe ketyre viteve qe tentakulat e pushtetit te shtrihen drejt tokave te tyre dhe prandaj ligji qe propozon qeveria synon zhdukjen e tyre. Ne thelb ky ligj nuk synon gje tjeter vecse qe me forcen e te drejtes te mposhte nje nga nje trofete qe pushtetaret iu lejojne vetes tu grabisin pronareve. Ndaj nuk eshte aspak e rastit qe te behet nje beteje kaq e madhe per kete ligj - tha ai. Gjithashtu Kryeministri Berisha duke iu drejtuar opozites theksoi se ajo nuk ka asnje dokument per te kundershtuar ligjin e pronave pervec se dokumentet e pervetesimit te pronave. Por opozita e ka kundershtuar ashper kete draft. Deputeti i PS-se Pandeli Majko deklaroi Ne eksperiencen tone parlamentare qe nga viti 1992 eshte hera e pare qe nje dekret presidenti vjen ne Parlament dhe thote qe te jeni te kujdesshem me miratimin e nje ligji. Duke iu drejtuar me pas Kryeministrit Berisha se nese ka nje ndryshim mes tij dhe Presidentit Topi ne Tirane eshte fakti se ai ecen mbi toke babe dhe jo te legalizuar. Sipas Majkos e drejta e prones eshte e pakontestueshme dhe nuk mund ta rigjykoje ate asnje agjenci e specializuar. Drafti eshte kundershtuar ashper dhe nga deputetet Armando Subashi Erion Brace Taulant Balla e Arben Ahmetaj. Pas debateve te ashpra Kuvendi miratoi pa pranine e opozites projektligjin Per ratifikimin e protokollit shtese te marreveshjes ndermjet Republikes se Shqiperise dhe Agjencise Nderkombetare te Energjise Atomike per zbatimin e garancive ne te gjitha veprimtarite berthamore te Shqiperise Aktit Normativ nr. 4 date 25.08.2010 Per disa ndryshime ne ligjin nr. 10.119 date 23.4.2009 Per planifikimin e territorit te ndryshuar Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 9121 date 28.7.2003 Per mbrojtjen e konkurrences te ndryshuar projektligji Per disa ndryshime ne ligjin nr. 9729 date 23.4.2007 Per auditimin e brendshem ne sektorin publik dhe projektligjin Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 8405 date 17.9.1998 Per urbanistiken te ndryshuar ndersa projektligji Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 9780date 16.7.2007 Per Inspektimin e Ndertimit te ndryshuar u shty per ne nje seance tjeter .