Goditet banda e trafikantëve, kapen 4 persona dhe 95 kg drogë
Vlorë- Një aksion blic i policisë së Vlorës ka shpartalluar një bandë trafikantësh të lëndëve narkotike si dhe ka vënë në pranga 4 persona. Në kuadër të operacionit të koduar Hidra janë sekuestruar plot 95 kg lëndë narkotike.
Mëohet se antinarkotikët e qytetit bregdetar janë informuar për një mjet lundrimi që po I afrohej brigjeve shqiptare me një shpejtësi prej 7 milje në orë. Forcat e policisë kanë mbërritur në gjirin e HImarës dhe kanë bërë të mundur kapjen e mjetit lundrues, një skaf rreth 7 metra me motorr të fuqishëm 225 KWA, i cili ishte braktisur.
Ndërkohë nga kërkimet përreth vendngjarejs policia ka lokalizuar dhe arrestuar edhe drejtuesin e skafit. Kapja e këtij grupi criminal që operontë në fushën e Trafikimit të lëndëve narkotike, u bë e mundur pa një periudhe 4 mujore hetimi.
Përveç drejtuesit të mjetit janë kapur në flagrancë edhe shtetasit:, Mario Gjata, vjec 37, lindur në Fier dhe banues në Vlorë i cili ishte personi që kishte sjellë skafin nga Italia në brigjet shqiptare për të ngarkuar lendën narkotike e cila do i dërgohej një organizate kriminale Italo-Shqiptare në Itali. Artur Haxhiaj, vjec 26, banues në Himarë, dhe Artjol Haxhiaj, vjec 31, banues në Himarë, të cilët ishin personat që siguronin lëndën narkotike dhe bënin trasportin e saj nga zona e Gjirokastrës dhe Vlorës për në bregdet për llogari të një organizate Italo-Shqiptare pjesë e të cilës ishin edhe ata vete.
Arben Shtëmbari me gjeneralitete të ndryshuar në Ilia Prendi, vjec 43, banues në Vlorë i cili nga hetimet 4 mujore nga Prokuroria për Krimit e Rënda Tiranë, Departamamenti Kudnër Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtoria e Policisë Qarku Vlorë ishte organziatori i këtij grupi kriminal me tendëncën e trafikut të lëndëve narkotike.
Gjithashtu në kuadër të hetimeve ka rezultuar se shtetasi Arben Shtëmbari është edhe organizator edhe i trafikimit të sasisë prej 550 kg lëndë narkotike të trafikuar më datë 22 Prill 2012 në Itali ku janë arrestuar shtetasit Krenar Dulellari dhe Renato Xhoxhaj falë hetime të përbashkëta edhe me autoritet Italiane. Po ashtu shtetasi Arben Shtëmbari është autor i një rasti gjobvënie të ndodhur në Prill 2012 në dëm të shtetasit D. B., në qytetin e Vlorës hetim ky i Prokurorisë për Krimit e Rënda Tiranë dhe, Departamamenti Kundër Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtorisë së Policisë Qarku Vlorë.
Policia po heton në bashkëpunim me autoritet Italiane pasi grupi kriminal në fjalë dyshohet edhe për disa raste të tjera trafikimi ku janë të përfshirë shtetas shqiptarë në kuadër të një hetimi të një organizate kriminale Italo Shqiptare.