E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë, makina përplas furgonin me fëmijë

Një tjetër aksident automobilistik është regjistruar në qytetin e Vlorës. Fëmijët e një kopështi privat janë bërë pjesë e një aksidenti por fatmirësisht kanë shpëtuar për mrekulli duke marrë vetëm lëndime të lehta. Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Vlorë ku një furgon i mbushur me fëmijë kopshti është përplasur me një makinë tip benz në një tentativë parakalimi të këtij të fundit. Sipas korespodentit të “Ora News” nga përplasja 6 prej fëmijëve pësuan lëndime dhe fill pas ngjarjes u dërguan në spital. Mësohet se dëmtimet e tyre ishin të lehta dhe se asnjëri nuk paraqet dëmtime serioze përveç një frakture në hundë të njërit prej fëmijëve. Furgoni me fëmijë mbante targat VL 1126 C ndërsa makina tip benz me targa AA 588 BE. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes ku ka nisur hetimet paraprake. Të hënën e kësaj jave u shënua tragjedia e Himarës, ku një autobus me studentë të universitetit Aleksandër Xhuvani në Elbasan ra neë greminë, ku 13 personam mes tyre 11 studente mbetën të vdekura, ndërsa 25 vajza të tjera mbetën të plagosura. Po ashtu, më herët, 10 gjimnazistë u plagosën në aksin rrugor Orikum- Vlorë, të cilët sapo kishin dalë nga festimet e mbylljes së vitit shkollor. Fuoristrada AA 258 e drejtuar nga një maturant dhe brenda së cilës udhëtonin 9 maturantë të tjerë humbi kontrollin duke dalë nga rruga e për pak festimet e tyre nuk u kthyen në tragjedi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›