E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Sukseset e 2011-ës, fitorja e zgjedhjeve lokale dhe marrja e statusit të vendit kandidat në BE

29-12-2010 / Gazeta 55

Mazhoranca, ambicioze për zgjedhjet vendore- Tirana meriton të drejtohet nga një Kryetar i ri Bashkie


“Për mazhorancën viti 2011 do të jetë një fitore në zgjedhjet lokale dhe një sukses për integrimin e vendit drejt Bashkimit Europian”. Kështu është shprehur sot kryeministri i vendit, Sali Berisha në mbledhjen qeverisë, e fundit për këtë vit. Shefi i ekzekutivit theksoi se viti që vjen do shënojë edhe fitoren e thellë të koalicionit të integrimit në zgjedhjet lokale dhe Tirana do të ketë një kryetar të ri të Bashkisë së saj, duke përbërë kështu një nga arritjet e mëdha të pritshme për kryeqytetin në 2011-ën. “Garantoj shqiptarët që vota e tyre do të numërohet si në Shkodër”- theksoi Berisha duke shtuar se hapja e kutive në Shkodër tregon se zgjedhjet kanë qenë më të mirat. Gjithashtu kreu i qeverisë theksoi se ky vit do ta klasifikojë Shqipërinë në vendet me të zhvilluara dhe me ardhura të larta. “Koha nuk pret dhe brenda vitit 2017 Shqipëria duhet të kalojë në grupin e vendeve të zhvilluara, duhet të shkëputet me shpejtësi nga grupet e vendeve me të ardhura të mesme dhe të larta në grupin e vendeve me të ardhura të larta dhe shumë të larta”- deklaroi Berisha. Gjithashtu kryeministri Berisha ritheksoi edhe njëherë se axhenda e qeverisë mbetet edhe për këtë vit reformat e integrimit drejt Bashkimit Europian. “Kërkesat që parashkron raporti i BE-së janë plotësisht të mundshme për tu realizuar”- tha kryeministri Berisha duke shtuar se një përparësi mbetet edhe heqja e imunitetit për zyrtarët e lartë. “Në mungesë të heqjes së imunitetit për mospranimin e opozitës pasi kërkon të fshihet pas imunitetit ne duhet të sanksionojmë në një deklaratë të firmosur nga të gjithë anëtarët e mazhorancës në shembullin e Bundestagu ku ata nuk e njohin imunitetin përsa i përket korrupsionit dhe krimit”- vuri në dukje kryeministri i vendit, Sali Berisha.


Berisha: Mazhoranca, ambicioze për zgjedhjet vendore- Tirana meriton të drejtohet nga një Kryetar i ri Bashkie

Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se viti 2011-të do të nisë me një angazhim konkret dhe domethënës, porsa i takon zgjedhjeve lokale të 8 majit të vitit të ardhshëm. Duke folur në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, shefi i ekzekutivit përcaktoi ambicien e mazhorancës për një fitore spektakolare në betejën elektorale të 2011-ës. Berisha nënvizoi se për mazhorancën viti 2011 do të jetë një fitore në zgjedhjet lokale dhe një sukses për integrimin e vendit drejt Bashkimit Europian. “Viti që vjen do shënojë edhe fitoren e thellë të koalicionit të integrimit në zgjedhjet lokale dhe Tirana do të ketë një kryetar të ri të Bashkisë së saj, duke përbërë kështu një nga arritjet e mëdha të pritshme për kryeqytetin në 2011-ën. Garantoj shqiptarët që vota e tyre do të numërohet si në Shkodër”- theksoi Berisha duke shtuar se hapja e kutive në Shkodër tregon se zgjedhjet kanë qenë më të mirat. “Koha nuk pret dhe brenda vitit 2017 Shqipëria duhet të kalojë në grupin e vendeve të zhvilluara, duhet të shkëputet me shpejtësi nga grupet e vendeve me të ardhura të mesme dhe të larta në grupin e vendeve me të ardhura të larta dhe shumë të larta”- vuri në dukje kryeministri i vendit, Sali Berisha.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›