E Diel, 1 Nëntor 2026

Zhvillimi rajonal: Orientimi drejt se ardhmes Flir Mosho

Zhvillimi rajonal eshte nje koncept i ri qe nepermjet politikave te ndryshme rajonale, synon te stimuloje dhe diversifikoje aktivitetin ekonomik te nje vendi, te nxise investimet ne sektorin privat, te ule papunesine, si dhe te permiresoje standardet e jeteses se vendit. Politikat e zhvillimit rajonal jane nje sere masash te hartuara dhe promovuar nga autoritetet e administrates qendrore dhe lokale, por te ndermarra ne bashkepunim me aktore te ndryshem, ku perfshihen sektori privat dhe organizatat jofitimprurese dhe jo qeveritare. Ne qender te ketyre politikave apo praktikave rajonale eshte perdorimi eficent i potencialit te secilit rajon, duke u perqendruar vecanerisht tek SME-te, zhvillimin e ndermarrjeve dhe nxitjen e sipermarrjeve te reja, nxitjen e tregut te punes dhe investimeve, permiresimin e cilesise se ambientit, shendetesise, edukimit dhe kultures.
Qeveria shqiptare eshte e perqendruar dhe dedikuar per te arritur nje zhvillim rajonal nepermjet nje sere masash dhe prioritetesh ne sektorin e infrastruktures, sherbimeve dhe reformave te rendesishme institucionale drejt decentralizimit. Eshte identifikuar nevoja per nje politike te integruar, koherente rajonale bazuar ne prezencen e boshlleqeve ne performancen social-ekonomike dhe pasurive ne rajone te ndryshme te vendit. Ne kete kuader jane hartuar edhe strategji ne nivel kombetar per zhvillimin dhe integrimin, qe jane perqendruar kryesisht ne reduktimin e pabarazise aktuale te zhvillimit ndermjet rajoneve, rigjallerimin e zonave te izoluara nga proceset kryesore te zhvillimit dhe krijimin e nje platforme politike dhe ligjore me baze te gjere per nje zhvillim te qendrueshem te rajoneve. Objektivat strategjike te deritanishme jane fokusuar ne zhvillimin e kapaciteteve rajonale, krijimin e nje kuadri institucional dhe menaxhimi efikas per te implementuar politikat rajonale ne te gjitha nivelet, si dhe ne perfshirjen dhe kontributin e te gjitha qarqeve ne zhvillimin dhe konkurrencen e qendrueshme te rajoneve. Nje risi ne vendin tone, integruar si pjese e buxhetit te shtetit, eshte edhe Fondi i Zhvillimit te Rajoneve, nje politike qe harmonizon politikat buxhetore kombetare me ato vendore. Ne funksion te kesaj filozofie, eshte pare e domosdoshme integrimi i politikave sektoriale te pushtetit qendror ne nivel rajonal dhe orientimi i tyre drejt zhvillimit rajonal. Fondi i Zhvillimit te Rajoneve ka rezultuar mjaft eficent ne parapergatitjen e rajoneve per fonde strukturore te Bashkimit Evropian, ne inkurajimin e komuniteteve lokale, ne shmangien e fragmentimit te buxhetit, si dhe ne nxitjen e reformave administrative me synim zmadhimin e njesive vendore duke i shnderruar ato ne njesi me potenciale me te mira absorbuese dhe menaxhuese te fondeve te buxhetit te shtetit dhe Bashkimit Evropian. Por politikat rurale dhe rajonale evoluojne me kalimin e kohes. Ndryshimet demografike, sociale dhe ekonomike, i bejne keto politika te jene vazhdimisht subjekt ndryshimesh per te reflektuar realitetin ekonomik, demografik, dhe social. Gjithsesi, pikenisja per te siguruar nje zhvillim ekonomik ne cdo segment te shoqerise, per te mbeshtetur rritjen dhe levizjen e popullsise nga zonat rurale ne ato urbane, si cilesine dhe shumellojshmerine e sherbimeve publike dhe te infrastruktures, mbetet identifikimi dhe adresimi i ceshtjeve sociale dhe ekonomike te zonave rajonale. Ka shume studime qe analizojne politikat dhe instrumentet qe nje qeveri duhet te adoptoje per zhvillimin rajonal te nje vendi. Disa nga praktikat kryesore qe jane perdorur ne vendet e zhvilluara, dhe qe mund te adaptohen edhe ne vendin tone, kategorizohen ne kater grupe kryesore bazuar ne instrumentet qe perdor secila. Pra, kemi politika tradicionale qe perdorin instrumentet baze ekonomike, politika qe perdorin zhvillimin e inovacionit dhe teknologjise, politika qe perdorin zhvillimin e ekonomise sociale, si dhe politika qe perdorin zhvillimin e kapaciteteve. Krahas ketyre, kemi dhe nje model te ri qeverisjeje me tipare dhe karakteristika nga te gjitha grupet e siperpermendura te politikave, dhe qe perdor pak nga te gjithe instrumentet e zhvillimit rajonal. Vende si Kanada-ja, Britania e Madhe, Skocia, dhe SHBA kane perdorur si pjese te politikave te tyre rurale subvencionet per agrikulturen dhe sektore te tjere te industrise, krijimin e punesimit, asistenca te ndryshme per bizneset dhe SME-te, facilitete qe mundesojne kapital per kompanite, dhe rritjen e investimeve ne zonat rurale. Keto bejne pjese ne politikat tradicionale qe perdorin instrumentet baze ekonomike sic mund te jene grantet dhe kontributet, kredite e buta dhe mjetet e tjera financiare qe lehtesojne sigurimin e kapitalit per bizneset, lehtesime per tatimpaguesit, si dhe mjete financiare dhe konsulence per zhvillimin e SME-ve.Vende si Spanja, Norvegjia, dhe Danimarka, jane fokusuar ne nxitjen e inovacionit dhe teknologjise, fale kjo, impaktit dhe potencialit te globalizimit, avantazheve te ekonomise bazuar ne informacion dhe teknologjive te reja transformative. Keto politika, qe kane ne qender inovacionin dhe teknologjine, kane si pikesynim nxitjen e konkurrences rajonale ne kete sektor. Disa nga instrumentet kryesore jane investimet ne kerkim zhvillim (R&D), lehtesime ne taksa dhe ndihma te tjera financiare per kompanite dhe industrite, marketingun e sherbimeve dhe produkteve inovative, investime ne zhvillimin e burimeve njerezore dhe zhvillimin e kapaciteteve. Zhvillimi i ekonomise sociale gjithashtu ka qene dhe eshte nje politike per te inkurajuar zhvillimin rajonal nga vete organizimi i banoreve te ketyre zonave, ne formen e nje aksioni rajonal per te krijuar mundesira ekonomike dhe per te permiresuar kushtet sociale ne rajonet perkatese. Ekonomia sociale eshte nje term qe ka marre zhvillim kohet e fundit ne vendet e zhvilluara dhe bazohet ne bizneset dhe industrite qe kane si qellim ne vetvete zhvillimin social. Mbeshtetjet financiare per zhvillimin ekonomik rajonal dhe social, mbeshtetje per zhvillimin e kapaciteteve, perforcimi i kapitalit financiar dhe lehtesimi ne kredimarrje dhe instrument te tjera financiare per biznese dhe institucione, si dhe investime ne zhvillimin e burimeve njerezore, jane te gjitha instrumente qe bejne pjese ne keto politika. Shembuj te implementimit te ketyre praktikave vijne nga Kanadaja, Britania e Madhe dhe Spanja. Ne pergjithesi, rajonet qe mund te implementojne keto politika, do te duhet te mbeshteten ne punen e organizatave lokale jo-fitimprurese (OJF).
Ngushtesisht i lidhur me konceptin e zhvillimit te ekonomise sociale eshte dhe koncepti i zhvillimit te kapaciteteve. Gjithsesi, zhvillimi i kapaciteteve mund te shihet me gjeresisht, duke qene se kontribuon ne zhvillimin lokal ne shume dimensione te tjera. Politikat bazuar ne zhvillimin e kapaciteteve, fokusohen ne decentralizimin financiar dhe jo-financiar, drejt nje vete-administrimi te rajoneve. Pra ne kete kuader, jane rajonet ato qe do te identifikojne problemet dhe ceshtjet per tu adresuar, vendosjen e objektivave dhe qellimeve, si edhe zhvillimin dhe implementimin e strategjive per te nxitur zhvillimin e ketyre zonave. Kjo praktike eshte e lidhur me vendin, si edhe kapitalin financiar dhe ate social. Nje qeveri mund te perdore instrumente si ndihmat financiare dhe mbeshtetje te tjera per te nxitur vullnetarizmin, OJQ-te apo OJF-te lokale, perfshirjen e ketyre komuniteteve ne zgjidhjen dhe adresimin e problemeve te tyre, si edhe delegimin e autoritetit dhe pergjegjesise. Modelet e reja te qeverisjes, implementuar se fundmi nga Kanadaja, Britania e Madhe, Skocia, Danimarka, Finlanda dhe Norvegjia, paraqesin karakteristika nga te gjitha llojet e politikave. Por fokusi mbetet partneriteti, lidhja dhe koordinimi i punes midis sektorit publik, sektorit privat, organizatave vullnetare dhe institucioneve akademike. Keto modele te reja qeverisjeje bazohen gjithashtu ne ofrimin e sherbimeve te reja publike ne rajonet dhe zonat rurale. Qeverite e vendeve te zhvilluara, nepermjet alokimit te burimeve dhe sherbimeve midis komuniteteve te ndryshme dhe sipas nevojave te zonave rurale, po prezantojne menyra inovative per te shperndare sherbimet publike nepermjet pikave te ndryshme ne formatin "one stop shop", pra te gjitha llojet e sherbimeve publike te ofruara ne rajone te ndryshme. Pra, eksperienca nderkombetare na tregon qe kerkohen praktika gjitheperfshirese, sipas komunitetit apo zones perkatese. Instrumentet tradicionale si subvencionet, mbeshtetja ekonomike dhe financiare, krijimi i punesimit nuk jane te mjaftueshme per nje shoqeri/ambient qe ndryshon me hapa te shpejta. Ndihmat financiare te qeverise duhet te dizenjohen me kujdes, ne menyre qe te mos e dislokojne financimin privat, duke mbeshtetur biznese jo te suksesshme apo biznese te suksesshme qe nuk kane nevoje per financim publik. Pervec subvencioneve ndaj kompanive apo industrive, politikat rajonale dhe rurale duhet te bazohen ne investime strategjike (ne njerez, burimet lokale dhe teknologji) per te sjelle risi ne zonat rurale, si dhe per te nxitur zhvillimin ekonomik nepermjet mundesive dhe fuqizimit lokal. Krahas instrumenteve tradicionale dhe investimeve strategjike kerkohet gjithashtu nje kombinim i instrumenteve te ndryshem financiare dhe jo-financiare, ne dimensione te ndryshme lokale dhe rajonale. Pra duhet te linde nje partneritet midis aktoreve kryesore: shtetit, sektorit privat, komuniteteve rajonale dhe rurale, organizmave te ndryshme dhe institucioneve akademike. Po njesoj e rendesishme eshte dhe nxitja e nje fleksibiliteti dhe lidershipi lokal, per te adresuar sa me mire nevojat e zonave rurale dhe rajonale. Eksperienca tregon se zonat rurale qe kane autoritet dhe qe iu eshte deleguar pergjegjesia e veteadministrimit te ceshtjeve te ndryshme specifike te zones se ketyre komuniteteve, jane me eficente dhe efektive ne menaxhimin e problematikave te ndryshme. Zhvillimi ekonomik i komunave, bashkive dhe qarqeve, nuk eshte nje problem i vecuar lokal apo vetem i pushtetit vendor, perkundrazi, eshte nje problem qe lidhet ne menyre te drejtperdrejt me zhvillimin ekonomik ne nivel kombetar, me krijimin e nje klime inkurajuese per biznesin nepermjet investimeve ne infrastrukture si dhe ne luften per uljen e varferise. Pengesat e vazhdueshme dhe shpesh here absurde, te shkaktuara ndaj puneve publike ne qytetin e Korces kane nxitur reagimin e banoreve te ketij qyteti.
Mbi 200 qytetare korcare nga fusha dhe profesione te ndryshme, kane reaguar sot ne nje prononcim publik ku kane shprehur qendrimin e tyre nepermjet nje peticioni shoqeruar me 230 firma te qytetareve pjese e kesaj levizjeje. Shqetesimi i tyre qytetar merr shkas nga ngjarjet e fundit ne qytetin e Korces, ku zbatimi i projektit te miratuar ne unanimitet te plote nga KRRT per vazhdimin e bulevardit "Republika" dhe sheshit para kinemase, eshte penguar ne menyre te perseritur nga nderhyrje vandale me prapaskene politike.
Ne peticionin e tyre, qytetaret shprehen nder te tjera, se zhvillimi i qytetit duhet te orientohet para se gjithash nga interesat e qytetareve te tij, te cilet nuk mund te paguajne per trillet e politikes. Politika nuk duhet te nderhyje me ne rruget dhe sheshet e qytetit duke u bere keshtu pengese direkt ne zhvillimin tij. Vec bllokimit te punimeve ne sheshin para kinemase, qytetaret kane permendur edhe mosmiratimin politik te masterplanit per qendren e qytetit hartuar nga studio gjermane "Boles@Willson", fituese e konkursit nderkombetar per qendren e qytetit si edhe djegien e qellimshme te fondeve te destinuara per sheshin para Katedrales dhe zonen kembesore. Duke denuar ashper dy nderhyrjet vandale ne mesnate per prishjen e punimeve te kryera sipas projektit te miratuar per sheshin para kinemase dhe vazhdimin e bulevardit "Republika", ne unanimitet ata kane kerkuar vazhdimin e punes ne menyre qe kjo pjese e qytetit te Korces, te mos vazhdoje te mbetet ne balte.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›