E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Më 23 Qershor do shembim murin e bllokimit

20-02-2013 / Gazeta 55

Mesazhi i kryeministrit në Facebook në 22 vjetorin e rrëzimit të diktaturës: Sot, tubim në Qytetin Studenti


Sot është 20 shkurti. 22 vjet më parë disa mijëra qytetarë të Tiranës iu bashkuan protestës së studentëve në sheshin “Skënderbej” ku dhe rrëzuan në shenjë simbolike përmendoren e diktatorit Enver Hoxha. Ishte ky akt që shënoi edhe fundin e diktaturës komuniste. Nuk mund të mungonte këtë mëngjes një koment i kryeministrit Berisha në Facebook. “Studentët me grevën e tyre të urisë, të rinjtë dhe qytetarët e Tiranës, 22 vjet më parë, nuk përmbysën vetëm shtatoren e diktatorit, por dhe bronzet e gjalla të bllokmenëve hoxhistë dhe diktaturën e tyre” – shkruan Berisha. “Sot, pas 22 vitesh, ne nderojmë këtë ditë si anëtarë të NATO-s, si qytetarë që lëvizim të lirë në mbarë Europën. Por sot, pas 22 vitesh, neobllokmenët me në krye Edi Ramën ngritën me votën e tyre murin e Bllokimit. Më 23 qershor ne do ta shembim atë” – shkruan kryeministri duke e mbyllur me një thirrje për t’iu bashkuar tubimit të pasdites në sheshin e Qytetit Studenti, ku do të zhvillohet një koncert me rastin e rrëzimit të bustit të diktatorit që shënoi edhe fundin e tiranisë komuniste.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›