E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Me 23 qershor votoni integrimin Rama do mbetet ne autobusin mavi

PD prezantoi sonte ne mbremje kandidatet per deputete ne qarkun e Lezhes. Kryeministri Berisha qe ne fillim te mitingut shprehu mirenjohjen per gjithe banoret e Lezhes, Mirdites dhe Kurbinit per mbeshtetjen qe i kane dhene.
Ne nje kohet te shkurter,- tha Berisha,- ne kemi qendisur Lezhen dhe Shqiperine me mire se kurre me pare. Me mundin dhe djersen e shqiptareve tane,- vijoi Berisha- jane ndertuar shkollat e femijeve, rruget e vendit, spitalet e cdo gje. Kryeministri permendi reformat per rritjen e rrogave e pensioneve, zhvillimin e turizmit edhe ne kete rajon me mjaft resurse si Lezha. Nder te tjera Berisha premtoi dhjetera mijera vende pune ne mandatin e ardhshem ne Lezhe, Kurbin e Mirdite si dhe garantimin e ujit te pijshem 24 ore ne kete rajon gjate 4 viteve te ardhshme. Lezha dhe Shengjini sipas tij, u ngjit ne krye te listes se qyteteve te pastra pas perurimit te impiantit te perpunimit te ujrave pak dite me pare ne kete qark. Berisha po ashtu garantoi pergjysmimin e taksave dhe mbeshtetje oper industrin e Turizmit, autostraden me 4 korse Shkoder –Lezhe, asfaltimin e rrugeve te gjithe komunave te Lezhes.
Edhe ne mitingun e Lezhes Berisha permendi si arritje te kesaj qeverie statusin e vendit kandidat ne BE, anateresimin ne NATO dhe levizjen e lire pa viza te shqiptareve.
Kryeministri akuzoi sërish kreun e opozitës se me bllokimin e tre ligjeve të integrimit u bllokoi shqiptarëve miliona euro investime.
“Statusi u bllokua nga opozita për mosvotimin e 3 ligjeve të kërkuara nga BE. Në selinë mavi, ka shpifje dhe mashtrime. Nuk ka lider në selinë mavi, nuk ka vizion. Ky piktor i dështuar ka nxjerrë teorinë e gënjeshtrës. Do mbetet në autobusin mavi. Rama bllokoi marrëveshjen e MSA-së, atë të anëtarësimit në NATO, dështoi. Ju bllokove miliona euro investime vendit, fermerëve dhe bizneseve”- deklaroi shefi i qeverisë.

Ndërkaq ai ftoi lezhianet dhe të gjithe shqiptaret që më 23 qershor të votojne per alternativen e zhvillimit dhe te integrimit ne familjen e madhe europiane.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›