E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD reagon ndal akuzave te liderit te opozites

Partia Demokratike ka reaguar sot lidhur me akuzat e liderit të opozitës në Konventën Kombëtare të PS, si edhe me prononcimin e sotëm për gjendjen e ekonomisë dhe bizneseve në vend. Deputeti demokrat Gert Bogdani, në një deklaratë për mediat tha se e gjithë Konventa mavi në kompaktësinë e saj ishte një fallsitet, ndërsa akuzoi Ramën se ai nuk ka asnjë plan, përvec atij të rritjes së taksave.

Deklarata e Gerti Bogdanit
Dje, i paparashikueshëm si gjithmonë, Edi Rama bazuar ne platformen e tij "akuzo-moh-dhe mashtro" u mundua më kot t’i japë kuptim boshësisë së tij dhe mungesës së ideve që e cojnë gjithmonë tek e njëjta derë: ajo e fasadës dhe fallsitetit!

Dita e djeshme për të ishte kulm i fallsitetit. Ai qëndroi në një skenë fallso, rrethuar me pemë fallso, ndriçuar me llampadarë fallso dhe iu përgjigj pyetjeve fallso të parapërgatitura të militantëve të tij, që i shiti si të pavarur!

Dhe si gjithmonë, i pangopur edhe vetë me fallsitetin e tij, ai vijoi sulmet fallso, të mbushura plot me gënjeshtra mavi, kunddrejt Partisë Demokratike, sepse tashmë të gjithë e dinë: "Ai nuk ka asnjë plan, përvec atij për rritjen e taksave, që tashmë i është kthyer në ves"!!!

Edi Ramën nuk e ngop më as fallsiteti dhe as vesi i rritjes së taksave dhe shkatërrimit të vendeve të punës.

Ai shpik dhjetëra trillime dhe justifikime mavi për mosvotimin e 3 ligjeve, duke hyrë në ditën e 220 të gënjeshtrave që mbajnë peng ëndrrën Europiane të qytetarëve Shqiptarë!

Ai pati guximin t’i gënjente shqiptarët, duke u thënë atyre se statusi i vendit kandidat nuk është bllokuar nga tre ligjet, kur të gjithë qytetarët e dinë se e vetmja arsye që bllokon statusin e vendit kandidat është karrigia e tij në Partinë Socialiste!

Kulmin e boshësisë dhe fallsitetit Edi Rama e arriti me gënjeshtrat për taksat kur tha se për rritjen e taksave të biznesit të vogël në Tiranë, nga 47 mijë Lek ne 167 mijë Lek në kohën që ai ishte kryetar i Bashkisë, shkaktare ka qenë qeveria.

Mos vallë ishte qeveria që rriti taksën për tavolinë nëpër restorante me 400 %, apo Edi Rama?

Ishte qeveria ajo që nxorri taksë të re për hotelet, apo Edi Rama?
Ishte qeveria apo Edi Rama që rriti taksat për tabelat e reklamimit të bizneseve me 50 % dhe nxorri edhe një taksë të vecantë për industrinë e reklamimit?

Po taksën e re të gjelbërimit për bizneset, që e rriti deri në 500 mijë Lek në vit, e vuri qeveria apo Edi Rama?

Po taksën e pastrimit për bizneset më të vogla me 500 %, e rriti qeveria apo Edi Rama?

Po dyfishimin e taksave në Tiranë, kush e bëri?

Po para Kryeministrisë kush protestoi kur Kryeministri Berisha bëri ligjin që ndaloi Edi Ramen te rrisë në menyre absurde Taksat?!!
Po thaset me plehra ne bulevard kush i leshoi si pretekts ndaj Kryeministrit qe nuk lejoi ngritjen e cmendur te taksve te biznesit te vigel nga Edi Rama??

Është Edi Rama ai që rritjen e taksave e ka ves dhe sëmundje.

Është Edi Rama ai që bllokimin e 3 ligjeve e ka shndërruar në qellimin e tij te lig e personal!

Edi Rama nuk e bën dot të zezën të bardhë vetëm e vetëm se bërtet nga ballkoni i fallsitetit të tij!

Tashmë shqiptarët e dinë se ai është fasadë nga këmbët deri tek koka dhe se ai është bosh, bosh dhe vetëm bosh!!!

Bosh ishte edhe dalja e tij në konferencën e sotme për shtyp. Atij nuk i mjaftoi fallsiteti dhe boshësia e ditës së djeshme, por vazhdoi edhe sot me sulme mavi ndaj Partisë Demokratike, sepse ai nuk ka as edhe një plan, asnjë ide dhe se është i paaftë të ofrojë zgjidhje për cdo problem, sado i vogël qoftë.
Ai po vërteton jo vetëm se është i dëmshëm për qytetarët e bizneset, por edhe i panevojshëm për vetë Partinë Socialiste.

Ndërkohë, Partia Demokratike e ka vërtetuar se ka një plan real dhe ka ndërmarrë veprime konkrete në përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Ne kemi asfaltuar rrugë, kemi ndërtuar shkolla e qendra shëndetësore.

Ne kemi shtuar mundësinë e qasjes në internet dhe kemi ulur tarifat e telefonisë celulare me 75%.

Ne kemi hequr vizat për të udhëtuar drejt Europës dhe po ashtu kemi nisur procesin e integrimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Ne kemi bërë shumë e megjithatë, ne e dimë se kemi ende më shumë për të bërë. Përpara!

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›